Zvicër/Panairi i librit “Diaspora 2022”,aktivitet i mrekullueshëm i librit shqip

E martë, 1 Korrik, 2025

Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Zvicër organizoi këtë të diel në qytetin Uster panairin e librit “Diaspora 2022”. Një aktivitet unik i dedikuar librit shqip ku morën pjesë shtëpi botuese dhe shkrimtarë shqiptarë të zhanreve të ndryshme letrare. Pjesë e këtij edicioni të dytë ishte eshë shtëpia botuese shqiptare “Albas”, me gamën e gjerë të titujve të saj por edhe me botimin më të rëndësishëm të vitit për mësimin e gjuhës shqipe, tekstin e njësuar didaktik për mësimdhënien e shqipes në Diasporë “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”(Albas, Dukagjini, Qendra e Botimeve për Diasporën).

 “Një aktivitet i mrekullueshëm i librit shqip. U ndiem si në shtëpinë tonë mes shqiptarëve që jetojnë në Zyrih. U takuam me fëmijë që e flisnin aq mirë shqipen; me prindër të interesuar për librat shqip, për të pasuruar bibliotekat e fëmijëve të tyre; me mësues aq të përkushtuar për t’ua mësuar edhe vullnetarisht shqipen nxënësve të tyre. Ato na thanë se prej vitesh përdorin tekstet e gjuhës shqipe të Albasit , si: ‘Abetaren Mbarëkombëtare’, paketat e parashkollorit ‘Një hap drejt shkollës’, ‘9 miqtë e mi’, ‘Vesa dhe Lumi’, serinë e teksteve ‘Gjuha shqipe’,  ‘Legjenda dhe vende shqiptare’, serinë me personalitete të shquara shqiptare ‘Më quajnë…’ etj”,u shpreh botuesja e “Albas” Rita Petro e cila gjatë panairit së bashku me Edlira Dedjen  prezantuan serinë e Bedri Dedjes, klasikut për fëmijë, aq të kërkuar e të pëlqyer për fëmijët e çdo kohe.  

Kryetari i “Shoqatës “Bashkimi”, Guximtar Alushi, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi për pjesëmarrjen mërgimtarë, krijuesit dhe botuesit pjesmarrës. Pjesë e panairit ishin autorë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut./Diaspora Shqiptare/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.