Një shqiptar në Zvicër ka shpëtuar një djalë pasi 20 veta e rrahën dhe i vunë flakën. Ngjarja ka ndodhur teksa i riu priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, kur një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëng ndezës.
Ishte gati mesnatë, ndërsa pas skenës që pa, Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut ndërhyri duke shpëtuar djalin nga flakët.
“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri agresorët dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën.
Shqiptari kishte shkuar për një vizitë tek të afërmit e tij, ndërkohë që nuk ia priste mendja të shihte një skenë të tillë dhune.
“Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar.
Ndërkohë viktima u dërgua në spital me djegie dhe mavijosje, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.