Shkruhet historia në Beograd/ Shqipëria kampione bote në Mundje

E enjte, 28 Mars, 2024

Zelimkhan Abakarov bëri të dëgjohej himni shqiptar dhe të valëvitej flamuri kuq e zi në Beograd ku u zhvillua Kampionati Botëror i Mundjes.

Sportisti çeçen që garon me ngjyrat kuqezi u shpall kampion bote në stilin e lirë në kategorinë deri në 57 kg, duke shkruar historinë e mundjes shqiptare dhe duke i dhuruar vendit medaljen e parë të artë botërore.

Në finale, Abakarov mundi amerikanin Thomas Patrick Gilman me rezultatin 7-2. Ishte një takim të cilin Abakarov e nisi menjëherë në sulm duke e dominuar atë. Në pjesën e parë të këtij dueli, Abakarov fitoi 5-1, me amerikanin që pikën e vetme e mori duke e nxjerrë në një moment sportistin e Shqipërisë nga rrethi kufizues i tapetit. Edhe në 2 minutëshin e pjesës së dytë të sfidës, ishte Abakarov që u shfaq më superior se kundërshtari i tij duke regjistruar rezultatin e pjesshëm 2-1 për të çuar atë të përgjithshmin në 7-2 dhe për të fituar përfundimisht medaljen e artë në këtë kampionat botëror.

Me rezultatin e shkëlqyer, sporti shqiptar po tregon se po përjeton një moment të shkëlqyer në këtë vit 2022 duke parë edhe suksesin e Luiza Gegës që u shpall kampione e Evropës në Atletikë dhe atë të Florian Marku në boks në kategorinë WBC.

Në reagimin e parë pas fitores Abakarov u shpreh se kënaqësia dhe krenaria për flamurin shqiptar janë më të larta se kurrë. Ai u shpreh se ishte besimplotë për rezultatin e këtij turneu dhe se ia doli të shkruante historinë.