Komuniteti Shqiptar i Selanikut mbyll pjesmarrjen në “Sheshin Ballkanik”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti Shqiptar i Selanikut e mbylli me sukses paraqitjen e veprimtarisë së tij në Sheshin Ballkanik 2022 të Bashkisë së Neapolit – Sykies në Selanik.
Për një javë rresht, pavijoni u vizitua nga qindra vizitorë të tërhequr edhe nga dizenjo mbresëlënëse me flamuj grekë e shqiptarë, me qylyma me motive shqiptare, me fotografi nga veprimtaria shumanshme, me botimet letrare në shqip e greqisht dhe piktura të anëtarëve të Komunitetit etj.
Vizitorët u interesuan për te marre përmbledhjen informuese për veprimtarinë 2-vjeçare të Komunitetit Shqiptar të Selanikut.
Gjithashtu u kryhen mbi dhjetra kërkesa të reja për anëtarësim në rradhët e Komunitetit Shqiptar të Selanikut.
Kultura shqiptare ka mbi 20 vite që paraqitet ne festivalin shumë kulturor “Sheshi Ballkanik”, dhe është hera e parë që shqiptarët përfaqësohen nën emërtimin “Komuniteti Shqiptar i Selanikut”, dhe kjo ka rëndësinë e vet historike, dhe jo vetëm simiotike.
Më së fundi, por jo e fundit, shqiptarët dhe kultura shqiptare i janë thellësisht mirënjohës Bashkisë së Neapolit – Sykies të Selanikut, kryetarit të saj z. Dhanailidhis, kryetares së Këshillit Bashkiak znj. Tsoukala etj, për organizimin dhe financimin e këtij festivali unik ne trevat ballkanike, për kulturën e popujve të Ballkanit, dhe veçanërisht për kulturën shqiptare

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.