Itali/ Festa kthehet në tragjedi! I riu shqiptar vret me armë bashkatdhetarin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Tubirgo, pranë Milanos, ku një 23-vjeçar humbi jetën ndërsa një 30-vjeçar u plagos pas një sherri gjatë një feste pranë një lokali.

I riu mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një 34-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas Corriere della sera, dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë një grua.

“Festa e ditëlindjes, disa gota dhe përpjekjet për t’iu afruar një gruaje”, shkruan Corriere.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 23:30 pranë rrugës numër 8 të via Allea Comunale, në qendër të qytetit të vogël në provincën e Milanos, rreth 20 kilometra nga Legnano.

Tre shqiptarët e përfshirë në sherr  kanë qenë pjesë e një grupi bashkatdhetarësh që festonin ditëlindjen.

Duket se gjatë festës një nga të rinjtë e pranishëm ka shfaqur interes ndaj një gruaje në grup.

Për këtë arsye ka lindur një sherr i cili më pas ka rezultuar në të shtëna me armë, të cilat përfunduan në tragjedi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.