Tjetërsimi i njeriut në romanin mbresëlënës “Tri valixhe për nënë e babë”

E enjte, 28 Mars, 2024

Doli nga shtypi romani i Sokol Demakut dhe Mimoza Dosti “Tri valixhe për nënë e babë”, në botim të shtëpisë botuese nga Suedia, Shoqata “Sokol Demaku” Shtëpiabotuese, në 140 faqe, dhe shtypur në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë.

Mendime rreth romanit: “Tri valixhe për nënë e babë”, me autorë Sokol Demaku & Mimoza Dosti

*** 

Nga Viron KONA

Sapo përfundova leximin e këtij romani “Tri valixhe për nënë e babë”, me autorë Sokol Demaku  &  Mimoza Dosti dhe u ndjeva krejtësisht i përfshirë nga valë mendimesh të shumëllojshme, të ngjashme me cingërimat e ftohta që fryjnë në palcë të dimrit, e që sikur të shpojnë pareshtur me gjemba të mprehtë me ftohtësinë dhe ashpërsinë e tyre. Nuk e heq dot nga mendja. E mendoj e përfytyroj pareshtur atë që kam lexuar dhe gjatë gjithë kohës më shfaqen në përfytyrim episode, ngjarje, konflikte, tipa dhe karaktere njerëzore, situata dhe të papritura. Një libër me subjekt e ngjarje zinxhir, që të mban në tension dhe të befason kapitull pas kapitulli. Është një roman, tërësisht bashkëkohor, i cili, pavarësisht  dhembjes dhe tronditjes që shkakton, mendoj se i vlen gjithkujt, veçanërisht ne  shqiptarëve, që jeta dhe fati na vërtit shpeshherë në gjeratore të rrezikshme dhe në situata kontraverse e, shpeshherë tinëzare e antinjerëzore.

Jetë në dukje shkëlqimtare

Personazhi kryesor, Leoja ka shkuar në mërgim, në Andaluzi të Spanjës. Ka shkuar si çdo mërgimtar tjetër për të siguruar mbijetesën dhe për një jetë më të mirë. Pas një kohe qëndrimi atje, ai u bën ftesë prindërve që t`i shkojnë për vizitë, të  rrinë ca kohë me të. I pret si një bir i malluar prindërit e vetë, teksa ata edhe më të malluar se ai. Djali u ka siguruar prindërve një shtëpi banimi, kurse vet jeton në një banesë tjetër me një bashkëjetuese, e cila është njëherazi njëra nga bashkëpronaret e një kazinoje, brenda së cilës zhvillohen skena në dukje shkëlqimtare, por që atje vërtiten njerëz pa moralë, mashtrues, kriminelë, të cilët qëllimin e vetëm kanë fitimin që e sigurojnë shpesh herë nëpërmjet  punëve të pista, drogës, seksit, kurtheve dhe  konkurrencës së pandershme…

Pasi i sistemoi prindërit në shtëpinë ku ata do të banonin, pasi u dha edhe një darkë, më pas, djali i çiftit, shkonte shumë rrallë t`i takonte prindërit e tij. Madje ata nuk dinin as punën e vërtetë që ai bënte, por ai nuk u tregoi as shtëpinë ku banonte me bashkëjetuesen e tij, të cilën ata as që e njohën, sepse ai nuk ua prezantoi por vetëm sa ua përshkoi me fjalë të përgjithshme. Ndërkaq, prindërit e moshuar, Mrika dhe Mema, të padjallëzuar dhe naivë, e justifikonin mungesën e djalit të tyre me punët e shumta në kazinonë ku ai punonte. Por, çfarë ndodhte realisht?

Ajzbergu, ka edhe pjesën e padukshme

Të dy shkrimtarët, autorë të këtij romani, Sokol Demaku  &  Mimoza Dosti e zbulojnë ndadalë dhe skenë pas skene jetën që zhvillohet në  qytezën ku jetonte dhe punonte Leoja, por dhe veprimtarinë e kazinosë dhe të pronarëve të saj, mjedisin, personazhet që lëvizin sa brenda dhe jashtë kazinosë. Në pamje, episodet dhe ngjarjet duken se rrjedhin të qeta dhe pa probleme, por realisht njerëzit e kazinosë janë të përfshirë tërësisht në punë të pista, aty gjithçka shitet e blihet, madje edhe turistëve e klientëve që vijnë në kazino u shërbehet drogë që sigurohet në mënyra mafioze; u sigurohet seks duke vënë në shërbim të tyre vajza mërgimtare nga vende të ndryshme, por që shfrytëzohen për seks edhe nga pronari i kazinosë dhe të tjerët.

Edhe Leoja është i përfshirë në këtë jetë të pistë. Kështu dhe bashkëjetueset e tij, apo vajzat me të cilat ai krijonte marrëdhënie, e që në të vërtetë e synonin Leon simpatik vetëm për interesat e tyre. Të gjithë që “punonin” në kazino ishin në shërbim të pronarit, një maroken mafioz dhe të bashkëjetueses së tij, e cila për një kohë u bë edhe bashkëjetuese me Leon. Ajo vajzë e djallëzuar, që autorët e kanë quajtur “sygjarpër”, me anë të bukurisë së saj, fjalëve lajkatare dhe mashtruese, tërheq edhe personazhin tonë, si dhe shumë të tjerë, në lojën e pistë duke menduar vetëm për fitimin që nxjerrë. Mund të themi se personazhet e këtij romani janë të përfshirë në punë të dyshimta, ashtu si lojëtarët e bixhozit, ku secili përpiqet të fitojë sa më shumë, t`ia hedhin e mashtrojnë tjetrin, dhe, kur dikush zbulohet, të tjerët i hidhen sipër dhe e sakatojnë e asgjësojnë, teksa “loja” vijon sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Të gjithë ata që punojnë në kazino, kanë  vetëm një qëllim: fitimin, me çfarëdolloj rruge e mjeti, me drogë, seks e me krime makabre. Për ata  ka rëndësi vetëm të fitojnë para, s`ka rëndësi rrugët sesi i fitojnë ato. Këto rrethe mafioze kanë dhe “ligje” të egra, ”ligje” të brendëshme, të pashkruara, që përfshijnë në dhëmbët e ingranazheve të tyre, jo vetëm klientët që “peshkohen” me mënyra të ndryshme, por edhe vetë ata, herë njërin dhe herë tjetrin. Kujt i shket pakëz këmba apo del kundër rrymës, ai e pëson, jo vetëm me ndëshkime të pamëshirshme, por duke i marrë gjithçka ai disponon, madje edhe jetën.

Kurth brenda kurthit

Në këtë mjedis të dyshimtë dhe ta hallakatur rrjedhë e zhvillohet edhe jeta e personazhit kryesor të romanit, Leos, i cili i përfshirë në këtë atmosferë nuk “gjen kohë” të takoj prindërit e tij, të qetë, të urtë, naiv, të paditur, që dëshirojnë vetëm të mirën e djalit të tyre, teksa i bren e shoqëron meraku kur ai i lë ashtu të vetmuar, të braktisur. Ndonëse ata i kanë të paguara shpenzimet dhe jetën që bëjnë aty në Andaluzi, atyre asgjë e bukur që shohin nuk u hynë në sy pa praninë e birit të tyre.

Në të vërtetë, Leo, pa dijeninë e prindërve të tij, ishte i përfshirë prej kohësh në jetën dhe veprimtarinë e grupeve mafioze, ndërkohë që ai për shkak të asaj përfshirjeje, binte shpesh herë në burgje, e, në vend që të nxirrte mësime, vijonte rrugën e tij mafioze dhe të rrezikshme. Aq i përfshirë ishte  Leoja në këtë jetë mashtruese dhe të gënjeshtërt, saqë për të fituar sa më shumë dhe  për të shpëtuar paratë e fituara, përfshiu në punën e pistë edhe prindërit e tij, teksa, ata të gjorë, kujtonin se bënin një punë të zakonshme korieri, duke çuar një valixhe sa nga njëri bar e kazino tek tjetra. Në faft, në atë apo ato  valixhe nuk kishte postë të zakonshme, siç mendonin ata, por drogë dhe sende të fshehta, që po të zbuloheshin do të kompromentonin edhe dy të moshuarit, do t`i bënin bashkëfajtorë. Pra, djali i kishte futur në këtë “lojë” të rrezikshme, duke i mashtruar prindërit, sigurisht pa e menduar se e keqja mund t`i gjente edhe ata. “E po, mendonte ai, askujt nuk do t`i shkonte mendja për keq, kur shikonin ata dy pleq, që lëviznin sa andej – këndej, si postierë”. Por, kundërshtarët e të birit dhe pronari i  kazinosë, që dyshonin tek punët e pista të Leos, duke dyshuar se ai i vidhte dhe i mashtronte ata, e përgjonin dhe dinin gjithçka që ai e mbante të fshehtë, edhe fitimet që ai nxirrte duke mashtruar, edhe dashnoret që zinte radhë. Ata kishin dijeni edhe për një kasafortë ku ai mbante të fshehura paratë e grumbulluara. Ata dinin gjithçka për atë. Për t`u hakmarrë ndaj Leos, ata arritën që, duke mashtruar prindërit e tij, iu morën atyre kasafortën me para, që Leoja ua kishte lënë ta ruanin, ndërkohë, ata mbajtën peng edhe dy pleqtë, që Leoja të paguante gjithë punët e këqija që kishte bërë…. Ata e godtën Leon në një pikë të dobët, duke i marrë peng prindërit.

Romani përfundon me një fund tronditës, që të rrënqeth edhe kur e lexon apo e mendon. E, ndërsa Leoja përfundon në një nga burgjet e Spanjës, mafiozët, për të shuar çdo gjurmë të rrëmbimit të dy prindërve të tij, u hakmorën në mënyrën më makabre: ata prindër të mjerë, që kishin shkuar për një vizitë te djali i tyre me një valixhe, u “kthyhen” në vendlindje të copëtuar dhe të mbyllur në tri valixhe …

Jo gjithçka që shkëlqen është flori!

Shumë krijues përpiqen t`i sjellin këto realitete të egra në letërsi, por pak ia arrinë. Më të shumtit moralizojnë, teksa ndryshe paraqitet zhvillimi i ngjarjeve në këtë roman të Sokol Demaku  &  Mimoza Dosti. Aty spikat origjinaliteti dhe vërtetësia, janë realitete të hidhura, të dhimbshme, tronditëse, revoltuese, por të vërteta, që tek e fundit nuk mund t`i anashkalojmë, sidomos shkrimtarët, që e kanë dhe detyrë të tyre t`i sjellin ato me një fuqi shkrimore, duke e bërë lexuesin që të mos e mendoj jetën si limonadë, por si një luftë, herë për mbijetesë, herë ashtu siç është, një luftë e vazhdueshme kundër vështirësive, pengesave, dallgëve të njëpasnjëshme dhe veseve të egra që përcjellë koha. ”Jo gjithçka që shkëlqen është flori!” Sikurse, ajo tjetra që, “ti e di se është flori, por të del qymyr sterrë i zi!” Janë këto mesazhe të drejtëpërdrejta që lexuesi i përfton nga leximi i këtij romani.

Lufta për mbijetesë, i ka detyruar shpeshherë shqiptarët që të marrin rrugët e emigracionit, gjithnjë me të vetmin synim për një jetë më të mirë për vete dhe për familjet e tyre. Mund të themi se emigracioni shqiptar, kurdoherë nëpër dekada e shekuj ka qenë i tillë, një luftë për të ekzistuar, duke pranuar gjithfarë lloje punësh, madje edhe duke u përfshirë me dashje apo pa dashje në rrjetat e korrupsionit, të klaneve mafioze, të rrethit të disa njerëzve apo grupeve, që e përdorin dhe shijojnë jetën e tyre përmes veprimeve dhe kënaqësive shtazarake, përmes shfrytëzimit të tjetrit, e  ku mjetet janë droga, prostitucioni, krimi, demagogjia, dinakëria, shtypja, shfrytëzimi, babëzia e pangopshmëria.

Bosët si bosët, si andej dhe këndej. Këndej, edhe më keq!

Si pasojë e varfërisë, e edukatës së keqe dhe dobësive në karakter, disa nuk i rezistojnë presionit të mafies dhe, befas kuptojnë se ndodhen në mes të vorbullave të punëve të pista, ata përfshihen edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi në krime deri makabre, ashtu dhe në mizori që ne shqiptarët dikur i kemi mësuar vetëm nëpër filma, kurse tani i ndeshim ato thuajse përditë, jo thjesht në ekranet e filmave artistikë, jo thjesht në literaturë e libra e revista, por në jetën reale, brenda dhe jashtë vendit, pranë nesh dhe rrotull nesh. Familjet jetojnë me zemër të ngrirë për fëmijët e tyre. Prindërit i çojnë vogëlushët deri te dera e shkollës dhe i presin përsëri te dera që t`i shoqërojnë për në shtëpi. Duke qëndruar gjithë ditën brenda dhomave të shtëpisë, fëmijët e kalojnë kohën me celularë në duar, duke parë gjithfarë emisionesh e  duke u argëtuar me lojërat elektronike, pa e shkëputur asnjë çast celulari nga vështrimi i tyre. Kjo ndodh ngaqë prindërit me të drejtë kanë frikë që t`i lënë të dalin jashtë fëmijët (le që edhe jashtë s`kanë se ku të luajnë e argëtohen, sheshet e lojërave janë vende parkimi për makina!). Ndërkaq, pasiguria është bërë shqetësuese. Hajdutë ordinerë venë e vijnë përqark pushuesve dhe turistëve si hijenat që të përfitojnë apo të gllabërojnë ndonjë “kockë”. Vrasjet me porosi dhe pa porosi janë të zakonshme, po ashtu dhe  përdhunimet, plagosjet me armë të zjarrit apo me armë të ftohta.   Aq të shumta janë këto, saqë gazetat e kanë krimin në ballë dhe në krye të qoshesë, në faqen e parë, të shkruar dhe me fotografi kriminelësh. Televizionet i çelin emisionet e tyre të lajmeve me llojshmërinë e këtyre krimeve, gjen e dëgjon për krime nga më të çuditshmet, krimi hynë në rrugicë, në lagje, brenda shtëpisë, mes njerëzve të një gjaku… Vriten, priten pareshtur. Politikanët luftojnë si ujqërit për territor e pushtet, të varfërit numërojnë qindarkat dhe qëndrojnë të hutuar përballë çmimeve të rritura të tregut…Të tjerë s`i numërojnë dot paratë. Disa jetojnë në bodrume plot lagështirë si brumbuj, të tjerë me vila përrallore, makina luksi, ushqime të zgjedhura, kushte ideale për mace dhe qen! Të papunët sorollaten kafeneve dhe bëjnë plane për t`ia mbathur nga atdheu…Nisen prej dekadash me mënyra nga më të ndryshmet, “të dalë ku të dalë!”! Realitete të hidhura, revoltuese, dëshpëruese.

Tjetërsimi i njeriut

Me sa duket në betejat për mbijetesë, në dëshirat dhe qëllimet për të jetuar me punë të lehta dhe për t`u pasuruar shpejt, jo pak njerëz nisin e shpërfytyrohen aq shumë, saqë të habitin dhe nuk e beson dot që janë ata, sepse karakteri i tyre është tjetërsuar nën ndikimin e fuqive të egra dhe të zeza, pastaj ata e bëjnë atë mënyrë jetese, të zakonshme, fare të zakonshme, fare të lehtë:  “bam dhe, paratë në dorë!”  Madje e bëjnë edhe profesion, “vrasës me pagesë” u thonë. Dikush porosit, dikush paguan dhe të tjerët vjedhin, vrasin, djegin, sakatojnë, shkatërrojnë, përdhunojnë dhe, të gjitha me të vetmin qëllim, të pasurohen më shumë, të forcojnë pozitat e tyre në pushtet, në tregti, në konkurrencë, në ndarjen e pronës, të kënaqin egon dhe zilinë e tyre, duke përdorur çdo lloj mjeti, deri dhe duke sakrifikuar edhe prindërit e tyre, siç është edhe rasti i personazhit kryesor të këtij romani.

Të bukur në pamje, të shëmtuar në shpirt

Në roman shfaqen personazhe realë dhe të portretizuar artistikisht, në dukje me pamje tërheqëse, madje edhe të pashëm, edhe të bukur, femra apo meshkuj, por që brenda tyre  fshehin kalbësirën e një karakteri të damkosur e të mbytur me vese, ku bazë mbetet pandershmëria, gënjeshtra, mashtrimi dhe shfrytëzimi i njeriut.

Origjinaliteti i personazheve na bën që të përfytyrojmë pareshtur Leon, personazhin kryesor, që shkoi në emigracion si një refugjat naiv dhe i papërvojë, por që nën ndikimin dhe atmosferën e klaneve mafioze të egra, u tjetërsua duke u shndërruar në një njeri të keq, të rrezikshëm, të lidhur dhe të përfshirë në krime mizore.

Na mbetet në mendje, portretizimi i Arianës, njërës nga bashkëjetueset e Leos, e që autorët e kanë pagëzuar me llagapin “sygjarpri”. Ajo, për të përvetësuar sa më shumë pasuri dhe për të shuar epshin e vet seksual, përdor gjithfarë mënyrash dhe dinakërish, edhe ndaj pronarit të madh të kazinosë, marokenit Kadin, por edhe ndaj shqiptarit, në fillim të papërvojë, Leos bukurosh. Lexuesi e sheh të qartë dhe të vizatuar deri në detaj këtë kreaturë shëmtie. Ajo dhe personazhi kryesor, Leoja, pasqyrojnë më së miri shprehjen: “Të bukur në pamje dhe të shëmtuar në shpirt”.

Personazhi Kadin, pronari dhe administruesi i “Kadin Bar”, i cili pak shfaqet fizkisht, por ai ndihet dhe është i pranishëm në të gjithë romanin, është ai që drejton, organizon, që përfiton gjithnjë në mënyrë mafioze, por edhe duke i hedhur vartësit e tij kundër njëri – tjetrit. Ai vepron në fshehtësi dhe me dinakëri, duke  thurrur gjithfarë intrigash për të ruajtur pozitat dominuese dhe sundimin, për t`u pasuruar pafundësisht. Atij nuk i hynë asnjë gjemb në këmbë, ai e ka përvojën, priret nga dinakëria dhe djallëzia, ai  di sesi të veprojë, duke shfrytëzuar edhe nevojën për jetesë të vartësve të tij, edhe naivitetin e tyre, por edhe dëshirën që ata kanë që të përfitojnë edhe ata sa më shumë.

Në vazhim, përpara lexuesit shfaqen personazhet e tjerë, që plotësojnë kuadrin dramatik: Viktoria, Klaudia, Dino Beja, striptizet, organet e policisë, recepsionistet,  prindërit e Leos – viktima të klanit mafioz… Të gjithë, të vizatuar bukur nga autorët e romanit: të vizatuar në pamjen fizike, në karakteret e tyre, në veset dhe zakonet që kanë secili…

Libri dhe gjithçka plotësohet me një rekuizitë reale, që pasqyron jetën dhe veprimtarinë e një kazinoje apo të mjediseve të fshehta të “nëntokës” andaluziane. Teatri i ngjarjeve zhvillohet në Andaluzi, por dhe në një regjion të Zvicrës, sikurse mbarten edhe ngjarje nga jeta e personazheve në Shqipëri.

Gjithë episodet dhe ngjarjet rreth rrotullohen rreth “Kadin Bar”, ku merr jetë “nëntoka” andaluziane, ku gatuhen dhe marrin zhvillim punët më të liga dhe më të zeza njerëzore. Prej atje shpërndahen: qejfi, droga, seksi, fitimet, dhuna, krimi, pabesia, ligësia… Shfaqet si një mjedis i shkëlqyer plot drita dhe reklama, teksa në të vërtetë është një pus i herrët, që tërheq viktimat në thellësitë e tij  prej nga ku s`dalin dot më.