Një udhëtim mbi punën dhe veprën e Zotit Antonio Bellusci në 88 vjetorin e tij

E premte, 19 Prill, 2024

Në një cep të Kalabrisë, zhytur në Parkun Kombëtar Pollino,ndër më të mëdhenjtë në Itali, ku dimri është disi i ashpër, por vera me fllad i jep ngjyra të forta dhe ndjesi të rralla, shtrihet qyteza Frasnitë, ku jetojnë arbëreshët të paktën që prej vitit 1470.

Bri kësaj qyteze, si një kurorë vendosur mbi kryet e një njeriu të moçëm, të heshtur dhe mbrojtës, qëndron Dolcedorme. Këtë vargmal të thepisur, arbëreshët e Frasnitës e kanë pagëzuar disi si “mali i Krujës”. Në këtë qytezë kur gjaku arbëror, ishte i gjallë, lindi më 15 shtator të vitit 1934 një nga figurat e mëdha sot për sot në botën arbëreshe, At Antonio Bellusci.

Foto 1939, Frascineto: Antonio Bellusci, motra e tij Caterina Bellusci dhe nëna e tij Tereza Policastro.

Fëmijërinë  dhe mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. I ati u largua në emigrim kur Antonio ishte vetëm katër vjeç. Mëma e tij bëri të pamundurën ti shkollonte fëmijët e saj kështu që ai përfundoi studimet për filozofi dhe teologji në Universitetin Gregoriana në Romë, ku i mori të gjitha gradat akademike në vitin 1962.

Gjatë periudhës universitare në Romë u njoh me profesor Ernest Koliqin, i cili, duke parë aftësitë e tij në fushën e kërkimeve, e aktivizoi si bashkëpunëtor në revistën e njohur “Shejzat”.

Gjatë jetës së tij ai u njoh me veprat dhe punën e figurave më të shquara arbëreshe të Frasnitës\ Frascineto

Frasnita, është fshati arbëresh icili nxorri nga gjiri një sërë figura të ndritshme, të cilët luftuan për ruajtjen e gjuhës si edhe identitetin arbëror si

  • Vincenzo Dorsa(1823-1885), një figurë intelektuale me një familje me rrënjë të forta arbërore. Në veprën e tij “Kërkime e studime mbi Shqiptarët” shpaloset e gjithë ideologjia e Rilindjes Kombëtare: historia e lavdishme e kombit, pellazgët, maqedonasit, ilirët, Skënderbeu, gjuha shqipe, folklori, traditat dhe zakonet popullore, letërsia; e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e kombit. U njoh me të drejtat e kombit shqiptar.

Një figurë tjetër që u bë busull për formimin e At Belluscit ishte edhe ajo

Michele Bellusci (1754-1806).

  • Michele Bellusci ishte i pari që bëri diferencën midis ritit bizantin arbëresh dhe popullsisë greke.  Janë të paharruara edhe sot fjalët e tij kur  iu drejtua Peshkopit të Rossanos:
  • “Zotëria juaj bën një gabim trashanik , duke përzier grekët me shqiptarët, i quan këta të fundit grekë kryelartë dhe gënjeshtarë. Shqiptarët, që përbëjnë popullsinë e Mbuzatit dhe të bashkësive të tjera të Kalabrisë, të cilët ruajnë ritin grek, nuk janë njësoj si grekët; kanë origjinë të ndryshme,dallohen prej gjeneze, prej natyre e prej zakoni. Njëllojshmëria e ritit fetar që ushtrojnë nuk mjafton për të futur një përputhje të përgjithshme në të gjitha karakteret e tjera, që zakonisht dallojnë kombet mes tyre”.

At, Bellusci u frymëzua edhe nga figurat e tjera të Frasnitës si; Domenico Bellusci (1774-1833), Bernando Bilotta (1843-1918),  apo poeti Domenico Bellizzi (1918-1989), i njohur me pseudonimin Vorea Ujko.

U rrita në një familje arbëreshe

Pata fatin ë u rrita në një familje arbëreshe, ku flitej arbërisht me vetëdije arbërore. Në katundin tonë deri në fillim të viteve 90 flisnim po thuajse të gjithë arbërisht. Mëma ime  nuk na lejonte të flisnim italisht në familje. Këtë gjuhë duhet ta përdornim vetëm në shkollë dhe me fëmijë kur ata ishin italian.

Çështja arbëreshe sot

  • Më mbushen sytë me lot kur mendoj që arbëreshët janë drejt asimilimit. Identiteti kulturor i arbëreshit për më shumë se 500 vjet ka shndritur si një feniks, por sot ndihet si një shqiponjë e rrjepur, në një fole të braktisur, situatë që sa vjen dhe pokeqësohet. Kjo shqiponjë ka për mëmë prindër që janë të sëmurë nga metastaza të indiferencës, individë së makinës burokratike,  të politikave, të dy vendeve Shqipëri –Itali,  por edhe akademikë të mbyllur të isoluar, janë pa gjymtyrë, të cilët jo vetëm nuk prekin realitetin, po  nuk kanë ngritur zërin , e të thonë të vërtetën  se ç po ndodh  me dekada të tëra me arbëreshin e Kalabrisë.
  • Janë pothuajse tre dekada që nuk flasin arbërisht; të rinjtë flasin vetëm italisht, jemi vetëm ne pleqtë që flasim arbërisht.
  • Nuk po bëhet asgjë, edhe pse ligjet qëndrojnë, dhe nuk ka asnjë istitucion që të marri në dorë situatën e gjuhës, ku pa frikë po asimilohemi. Ky kuadër është sa i turpshëm, aq edhe i dhimbshëm. Gjëndje është shumë alarmante, dhe problemi është se nuk shkojmë më tepër larg se sa alarmizmi!

At Antonio Bellusci si studiues i botës arvanitase

Për afro 40 viteve At Antonio Bellusci  ishte kërkues shkencor në katundet arbërore në Greqi ku mblodhi fotografi  incizoi një thesar të dhënash mbi historinë dhe folklorin e arbërorëve: përralla, legjenda, fjalë të urta, mallkime, këngë dhe bisedime – trashëgimi kulturore e ruajtur për shekuj me radhë. Regjistrimet e bisedave dhe këngëve përbëjnë një material të pastër etnografik, sepse ai nuk ndërhynte i linte njerëzit të flisnin lirshëm, të tregonin çdo aspekt të jetës, mos të rezervoheshin, i la të flisnin dhe të këndonin shqipen që dinin dhe i botonte ashtu siç i dëgjonte, pa i korrigjuar, pa i ndryshuar.

Katologoi  emrat e 900 fshatra

Nga kërkimet e tij shumë vjecare  At Bellusci  katologoi  emrat e 900 fshatrave, vende arbërore-arvanitase që flisnin shqip në rajonin e Helladhës.

Për një periudhe me tepër se dy dekada zoti A. Bellisci  lidhi ura midis intelektualëve arvanitas dhe  atyre arbëresh si; Aristidh Kollja, Vangjel LLjapis, Haxhisotiriu, Jorgos Marougas, etje. Thespjè – Erimokastros (Greqi), 1984. Haralampos Sarmanxhis, 83 vjeç, dhe burra arbërorë këndojnë këngë arbërore te magnetofoni i A. Bellusci-t për të kujtuar dhe trashëguar historinë dhe zakonet e tyre të lashta arbërore.

Relacion Europian kushtuar  pakicave kombëtare në Greqi

Në vitin 2000 në  një relacion Europian kushtuar  pakicave kombëtare në Greqi  delegat i të cilit ishte At Antonio me një grup intelektualësh grek, me kurajo shkrujtën në këtë relacion  pa rezerva,  qëndrimin e palës greke prezantuar nga :Partia Nea Dhimokratia, Pozicioni i periodikut “Anti” – Athinë, Partia “Pasok

(Në vijim pozicionet e përfaqësuesve të palës greke)

1)Pozicioni i partisë “Nea Dhimokratia”.

Në këtë përfaqësi merrnin pjesë, mes të tjerëve, edhe Michalis Papakostantinou, ishpresident i parlamentit dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Evstachios Pagohos, këshilltar i Sekretariatit për Raportet Ndërkombëtare, të cilët deklaruan:

  • Gjuha shqipe nuk ekziston në Greqi.
  • Pas luftës kanë ndodhur shumë ndryshime në popullatë, duke u dhënë fund në këtë mënyrë gjithë këtyre problemeve.

2) Pozicioni i periodikut “Anti” – Athinë,

  1. Christos Papoutsaqis dhe Dhimitrios Psyhogjos, redaktor:
  • “Pakicat linguistike në Greqi, arvaniti, vlachi, pomachi (bullgar), turq, nuk mund te kene asnje te drejte. Ne Greqi ekziston vetem greqishtja”.

Perfaqesuesit e palës greke ishin në dijeni që cdo parim e mendim i tyre regjistrohej.

3) Pozicioni i partisë “Pasok”.

Përfaqësuesi, dr. Jorgo Skalvunas, sekretar i Ministrisë së Kulturës:

  • “Nuk ekziston asnjë territor shqiptar në Greqi. Ka vetëm territor grek, ku njerëzit ndoshta flasin gjuhë shqipe. Kush nuk flet gjuhën tonë, nuk i përket racës sonë dhe kombit tonë”.

Dokumentacionin dhe regjistrimet e ketij relacioni i kam une ne zoterim- shprehet AT Antonio Bellusci. (bisedë e zhvilluar në studion Odos Gladstonos, 5-Atene.)

Pozicioni i palës arvanitase

  1. Ne kemi qenë këtu para Krishtit. Ishin ilirët, pellazgjotët”- dëshmia e avokatit Vangjel Ljapis.

Në këtë relacion, dëshmia e avokatit Vangjel Ljapis shkon akoma më tej:

  • “(…) Duan të na presenë gluhënë, të presenë zakonetë. Po ajo,gluha dhe zakonet më duket mua se ajo është firma e shpirtit të njeriut. Po t’ia marrësh ato shpirtit s’është me njeri. Pak kujtime, s’është njëri. Arvanitasit tanë e dinë gluhënë arvanitase dhe thonë nuk e dimë, ka edhe nga ata që thonë se s’ka arvanitë këtu, të kejnë turpe ata. Kanë turpe dhe frikë. Ne kemi qenë këtu para Krishtit, ishin ilirët, pellazgjotët”.
  1. Dëshmia e avokatit Aristidh Kollja
  • “Ne arvanitasit kemi nxjerrë sytë me gishtat tanë që nga momenti kur fshehëm (apo mohuam) origjinën etnike dhe gjuhën tonë. Problemet tona, sipas një rendi, janë kështu:
  • Mos të fshehim, origjinën dhe gjuhën.
  • Të njohim historinë tonë.
  • Të mbledhim materiale të folklorit tonë.
  • Të mësohet gjuha shqipe dhe të publikohen sa më shumë libra.
  • Në shoqatën tonë, arbërorët e Greqisë kërkojnë që të organizohen mësime të gjuhës shqipe për të mëdhenj e për të vegjël.

Këto pika janë prioritetet tona.T’iu heqësh arbërorëve të drejtën për të mësuar gjuhën është sikur të heqësh fëmijën nga gjoksi i nënës-

Mbi këtë Relazion At Bellusci u shprehe:

– Ky relacion, edhe pse nuk pati sukses, kishte vlerën e vet sensibilizuese, sepse ishin tentativa që ia dërguam Europës, për t’i thënë që ne ekzistojmë. Por njëkohësisht unë jam shumë i zhgënjyer nga kjo Europë. Greqia bën pjesë në komunitetin europian. Kjo Europë ka vetëm fjalë. Parametrat i vendos Europa, por arbëreshët po humbasim rrënjët dhe gjuhën, ndërsa arbërorët e Greqisë, për shkak të politikave të egra të qeverisë greke, mohojnë identitetin dhe kështu po asimilohen komplet. Derisa nuk egziston jë ligj për mbrojtjen e pakicave, nuk mbrohen me kushtetutë është shumë e vështirë të mbrojnë të drejtat e tyre!

Athinë, 1984. Selia e Shoqatës Kulturore Arbërore “Marko Boçari”. Aristidh Kollja,

Antonio Bellusci, Jorgo Gerou, Jorgo Michas, Katerina Cotou, Thanasios Bethanis, Nancy Kollja, Jorgo Kollja.

Asimilimi i arvanitasve nuk erdhi vetëm për fai të politikave greke, por edhe për vetë  fajin e arbërorëve të Greqisë

  • Aristidh Kollja, konfirmon dhe dëshmon kështu mbi historinë e shumë fshatrave arbërore në Greqi dhe citon edhe faktin se asimilimi erdhi jo vetëm për shkak të politikës së egër greke, por edhe për vetë fajin e arbërorëve të Greqisë, që arritën në këtë pikë jo vetëm se nuk e dëshmojnë identitetin arbëror, por edhe e mohojnë që janë arbërorë. Dhe këtë fakt e ndjeva kur frekuentoja fsahtrat e Greqisë Kujtoj një rast që jam ndier shumë i fyer.

Në 1983 isha në një nga udhëtimet e mia etnografike në Suli të Moresë,  dhe sipas mikut tim, i cili më orjentoi  tek disa familje të bëja intervista mbi arvanitasit. Iu afrova një grupi arvanitasish dhe i pyeta arbërisht, por ata m’u përgjigjën në greqisht: “Këtu nuk ka arvanitas”.

Miku im Aristidh Kollja, në një prej mitingjeve në Suli, mbajti një

qëndrim të qartë dhe të rreptë përballë këtyre rasteve. Unë u zhgënjeva, sepse Suli ishte historia, ishte legjenda, dhe u preka aq shumë sa shkrova këto vargje, të cilat më shërbyen për t’i falur.

Sulima,

në More nuk je një vashëz,

Sulima,

në Morën tënde flasin legjendat për Sulin e Madh!

Me historinë tënde të lashtë,

por dhe me motërzat e tua për krah

Krisohor dhe Kokla

Psari dhe Kuvëlla.

Por ti sot, Sulima,

e vetmuar te çuka e një mali shtrihesh si një kufomë,

Varfëria dhe padituria

shpirtin arbëror moroit po shuajnë,

e fytyrën tënde shtrëmbëruan.

Sulima,

Ti, mëma e Kollokotronit

Frikacake u tregove,  kur greqisht  më the:

“Edo den iparachun arvanitas!”\këtu nuk ka arvanitas

Si ta zuri ajo gojë këtë rrenë?

Kur bir arbëror ti ishe vetë.

Mos u bëj dele, Sulima,

Se ujku të hëngri dhe akoma po të ha!

Arbërisht foli Erës, Sulima

se edhe qielli që të dritëson

do të bëhet më i kthjellët

nëse mban frymën tënde arbërore.

Do mbash lart edhe nderën e Suljotit.

Sulima Kiparissias (More), 13.9.1983

Dervenohòrja (Greqi), 1987: Me avokatin, shkrimtarin e etnologun arbëror Vangjel

Ljapis dhe me partizanin Thanas Papathanasiou. Dy burra të mëdhenj arbërorë, që luftuan për mbrojtjen e të drejtave të arbërorëve-arvanitë në Greqi.

Ndryshimet në toponime, si akte politike

Mbi këtë argument At Bellusci shkruan:

  • Arvanitasit më rrëfenin që në “këto vitet e fundit” në Greqi një vargu të gjatë katundesh arvanitase u janë ndryshuar emrat. Ndryshimet kanë ndodhur në tri dekadat e fundit. Për shembull: Kutumasë arvanjitë nani i thonë Koronja në elenika; Nani i thonë Fili në greqisht, po në arvanjitika na i themi Hasa’. Streveniku u bë Triadha; Zërikji u bë Elikonas; Kukurati u bë Agia Anna; Lutsa u bë Artemidha. Spata ish një katund që të gjitha toponimet rreth e përqark tij i kishte në shqip. Aty ku u ndërtua aeroporti i ri i Athinës quhej Liopëza ose Lopëza, domethënë fusha ku kullosnin lopët. Grekët këto 20 vitet e fundit u kanë ndryshuar emrat mbi 60% të toponimeve, që ishin emra të vjetër shqiptarë. Mendoj se qeveria greke bën një politikë racionale dhe relativisht dinake.

Duke bërë ndërrimin e toponimisë, banorëve u jepet një element homogjenizimi dhe në një të nesërme do t’u mbushet mendja se aty ka pasur gjithnjë grekë, se vetë emri i vendbanimit është në greqisht dhe populli mjaftohet me kaq, sepse mjafton t’i heqësh si një nerv të shkuarën dhe e fshin nga kujtesa.

Mos të harrojmë se në asimilim ka ndikuar ndërrimi i toponimeve, shkolla greke, kisha dhe martesat e përziera me grekët etnikë dhe vetëdija qytetare greke. Absurdi më i madh është se komunitetet arvanite, me hir a pahir, qartësisht e kanë këputur fillin etnik që i lidh me origjinën, por në evidencë është gjuha që u mbetet.

Kosova\Dardania është në zemrën time

Zoti Bellusci në Kosovë\Dardani për herë të parë shkoi në vitin 1970 e në vazhdim çdo vit frekuentonte  Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

  • Kosovën nuk e harrova, u dashurova me të. Nuk u ndala asnjëherë edhe pse kisha raste që më pengonte policia e portit në Tivar. Kujtoj një episod. Në gushtin e vitit 1983 shkova me makinën time në Prishtinë, ku qëndrova për dy javë. Në Tivar më bllokoi policia e portit për katër orë. Më sekuestruan të gjitha librat në gjuhën shqipe dhe ato në greqisht, që i kisha për dhuratë ndaj miqve studiues. Protestova, por ishte e kotë. Në marrëveshje me serbët, malazezët u përpoqën të më krijonin çdo pengesë në mënyrë që të mos të shkoja në Prishtinë. Më thanë se do të m’i jepnin librat kur të kthehesha, gjë që nuk ndodhi.

Hapat e para drejt pavarësisë së Kosëvës, Kuvendi i  1990

Në vitin 1990 Lidhja Shqiptaro-Amerikane u organizua manifestimi më i madh, ku Zoti Ibrahim Rugova u shpreh me këto fjalë:

  • “Asnjëherë deri sot nuk kam parë një organizim kaq të jashtëzakonshëm, me një pjesëmarrje kaq të madhe për të sensibilizuar çështjen e Kosovës”. Kujtoj i mallëngjyer atë Nju Jork të mbuluar me kësulat e bardha shqiptare dhe veshjet kombëtare të grave dhe burrave kosovarë e shqiptarë. E trishtë që nuk pati asnjë flamur shqiptar, nga  Shqipëria një indiferencë totale e qeverisë asaj kohe.

Nju Jork, 1990 – Kuvendi i parë për Kosovën: Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Antonio Bellusci, Idriz Ajeti.

At Antonio Bellusci, mbështet diasporën dhe kongresmenin Dioguardi për çështjen e Kosovës

Në 1990 – 1991 At Bellusci vizitoi: Fildelfia, Nju Jork, Boston, Uashington,  Kanada, Australi. Mbështeti Liga Shqiptaro- American. Mori pjesë në mitingje, dhe mbështeti direkt na Senatori i Kongresit  amerikan me origjinë arbëreshe Josif Dioguardin për çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Foto Nju Jork, 1990. Joseph Dioguardi, Sami Repishti, Antonio Bellusci, Zef Prelaj, Drin Derti, Rexha Xhaklli, Jim Xhema, Bruno Salihaj, Sergio Bytyçi dhe gjithë Drejtoria e Lobit Shqiptar-Amerikan e mbledhur për çështjen e Kosovës Republikë, të lirë dhe të pavarur.

Shpërthimi i luftës së armatosur në Kosovë, ndihmë UÇK

Shpërthimi i luftës së armatosur në Kosovë e vuri në lëvizje edhe  lobin shqiptaro-amerikan. Në maj të vitit 1998 u mblodhën rreth 4 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara si ndihmë për blerjen e armatimeve për UÇK-në.

Gjenocidi  i popullit kosovar

Për genocidin ndaj popullit Kosovar, ku u dogjën  fshatra të tëra, vranë me mjëra, dhe përzunë nga trojet e tyre, autoktonin  Dardan\kosovar, Zoti Antonio Bellusci  me guximin e tij  shkruajti një artikullin në revistën e tij që shërndahej në të gjithë kontinentet “Lidhja” dhe e tutulloi:“Gjenocidi në Kosovë, si shfarosja e hebrenjve në furrat e Dachau-t”

Fotografia Drenicë. Robert Elsie dhe Antonio Bellusci te shtëpia e vëllezërve Jashari.

Kosova akoma nuk e ka arritur atë që duhet të arrij

Në shumë mitingje që janë organizuar kryesisht në disaporë, Svicër, Gjermani, apo edhe Kosovë , jam ndeshur me pyetje të tilla që mos të harrojmë ato territore të cilat u zabtuan nga Serbia si edhe nga Mali i zi, për trojet që kanë ngelur jasht territorit kosovar. Është e dhimshme dhe e trishtueshme kjo situate, ashtu siç është e dhimshme dhe historia e arvanitasve… Kërkohet shumë punë nga qeveritë. Kërkohet kurojo, dhe ndershmëri. Por por ajo që dua të theksoj unë është se po na ikin nga duart dhe po bëhen kulturë e të tjerëve edhe ato që janë pjesë e jona, siç ndodhi me Qenin e Sharit\ deltari Ilir, apo me Lahutën. Mendoj se At Gjergj Fishta nuk do të huazonte termin “lahutë” të serbëve për veprën e tij kolosale historike. Regjistrimin e lahutës (guslës) në listën e UNESCO-s si trashëgimi e kulturës serbe edhe unë, si të gjithë, e mora vesh në dhjetor 2018 nëpërmjet medias. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë në dijeni, sepse i kanë ambasadorët e tyre në Paris, por problemi qëndron se Serbia  kishte aplikuar ndërsa dosja e përgatitur që në vitin 2012 nga ekspertët e Institutit të Albanologjisë së Tiranës priste ekspertët e Institutit të Albanologjisë së Kosovës, kështu që kjo dosje ngeli e vdekur në zyrat e burokracisë dhe neglizhencës së institucioneve shqiptare e kosovare.

  • Lahuta është personifikimi i zemrës arbërore kur vibron dhe bishti i saj është aorta, që përcjell genin e saj. Shprehem kështu sepse te bishti i lahutës shtrihet mitologjia arbërore, eposi dhe këtë e them si etnograf e arbëror që jam. Lahuta është ndër veglat më të vjetra kordofone me një kordë. Është një instrument që u krijua dhe nuk u importua, sepse korda e saj nuk është metal, por është e bërë me një fije të bishtit të kalit.

Frascineto – Frasnita, 2010. Grupi folkloristik nga Zym (Kosova) te biblioteka jonë arbëreshe, duke bashkuar me këngë dhe me gëzime gjakun tonë të shprishur.

Zoti Antoni Bellusci  Themeluse i dy revistave

At Bellusci është themelues i revista tre gjuhëshe “Vatra jonë”, revista ndërkombëtare tre gjuhë “Lidhja”. Revista “Vatra  Jonë” kishte rëndësi se në vitet 1963, një katund arbëresh siç ishte Shën Kostandini Albanese, zhytur në malet e Basilikatës, i izoluar, të kishte revistën e tij,  një rol  jo vetëm në shërbim të komunitetit arbëresh por edhe  diçka e rrallë për kohën, që dilte jashtë caqeve të tij një katundi të vogël “sperduto”, sepse botohej në Svicër e bëhej e ditur bota arbëreshe, identiteti i saj.

Si çdo revistë, edhe revistat në gjuhën tonë arbërisht lindën si ide për të shërbyer si një shkollë, në mënyrë që të mos humbur gjuha dhe vetëdija arbërore tek arbëreshët e Italisë.

Revista Lidhja

Revista që  pati jehonë ishte  “Lidhja”. E titullova në mënyrë të tillë sepse  “Lidhja”  është alkimi, është bashkim, është unitet, është forcë. “Lidhja” ishte diaspora, të gjitha trevat e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, me shqiptarët që janë në Greqi, me diasporën në Europë, në Amerikë, Kanada e Australinë e largët dhe deri tek ai grup etnie Hundeza në Afganistan. Revista ishte liri e plotë shprehjeje, pa dallim feje, pa ideologji.

Giuseppe Schirò Di Maggio shkruan:

  • “Bota arbëreshe nuk është gjithë zjarr e dritë kulturore; të ishte ashtu ne nuk do të kishim nevojë të punonim për të. Po bota arbëreshe ka shi dhe errësirë, prandaj revistat arbëreshe bëhen automatikisht zjarri e drita e saj. Aty-këtu dalin zjarre që mbajnë ndezur Arbërinë. Një nga këto zjarre është revista “Lidhja”, e themeluar nga Antonio Bellusci në vitin 1980. Arbëreshët nuk kishin shkruar kurrë nga pikëpamje etnike. Ata që kishin mësuar gjuhën arbërishte vetëm nga prindërit nisën të shkruanin shqip”

Lidhja,më lidhi akoma më tepër me shumë studiues nga e gjithë bota , por edhe me shumë akademikë studioz të Shqipërisë, të cilët me mish e me shpirt, me shumë sakrifica, nën regjimin totalitar  punuan për kombin si;  Kostallari, Shuteriqi, A. Xhiku, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Gjovalin Shkurtaj, Jup Kastrati,  e dhjetra e dhjetra të tjerë. Në foto me Akademikun mikun tim Jup Kastrati.

At Bellusci është nderuar me shumë tituj midis tyre veçojmë

  • Doktor Honoris Causa
  • Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, në Kosovë
  • Urdhëri i lart Naim Frashëri, në Shqipëri  

Tiranë, 1995. Prof. Dr. Shaban Demiraj, kryetar i Akademisë së Shkencave, i dorëzon At Antonio Bellusci-t titullin e nderit “Doktor Honoris Causa”.

At Bellusci themelues i Bibliotekës Internacionale “Antonio Bellusci”.

Zoti Antonio Bellusci krijoji një  biblotekë, aktive, me më shumë 10 mijë libra në gjuhën shqipe, midis tyre edhe dokumenta prej shek XVI,XVII.  Mbi 8000 vizitator shqiptar nga të gjitha trevat kanë ardhur në këtë bibliotekë nga viti 2014 deri më sot.   Ai së bashku me motrën e tij Rina\ Caterina Bellusci presin e përcjellin  miq të diasporës.

Aktiviteti At Belluscit si prift

At Bellusci  punoi si prift arbëreshë pranë kishave arbëreshe; San Sofia di Epiri, San Kostandino Albanese, Falconara Albanese, Kosencë, dhe Frascineto. Në këto fshatra nuk kishte shkolla, por At Bellusci u thoshte, shkruani ashtu si i shqiptoni në Arbërisht. Mjafton të luteni në gjuhën tënë e shkruani në gjuhën tonë.  Ai hapi kurse pranë këtyre kishave, Kthehu nga riti latin në ritin  Bizantin fshatin arbëresh në Falconara albanese.  Eparkia e Ungrës\Lungro ku bëjnë pjesë kishat bitantine arbëreshe, kanë edhe organin e tyre  dy gjuhësh arbërisht dhe italisht;  Lajme\ Notizia

  • Jam i prokupuar për ritin tonë. Shkoj në kishë çdo të djelë, flas arbërisht, këndoj arbërisht. Në kishë ka pak njerëz. Po asimilohemi, nuk ka lindje, të rinjtë po ikin dhe nuk po bëhen më as priftërinjë. Bota globale po i thërret në çarkun e saj të homologimit. Ka shumë për të bërë në drejtim të gjuhës. Po u fol gjuha kemi arritur çdo gjë!

Feja e Shqiptarit është shqiptaria

Për At Antonio Bellusci, në rradhë të parë është kombi dhe gjuha, prandaj edhe ai shpesh thotë:  Feja e shqiptarit është shqiptaria. Miku i tij  i madh, Aristidh Kollja, është shprehur kështu:

  • “Antonio Bellusci nuk ishte prift si ata priftërinjtë që shohim në rrugët e Athinës, të majmë e të butë, me vështrim të përhumbur, gjysmën drejt tokës dhe gjysmën drejt qiellit e që flasin vetëm për fenë. Ky prift është i vetmi që kam njohur deri sot që flet për rrënjët, për identitetin, për zakonet. Me zjarrin në sy e në gjoks, ai vinte nga Italia e dinte për arvanitasit aq sa nuk dimë ne këtu në Greqi”.

Këtë faktor e tregon më së miri  edhe fotoja në vijim.

Fotografia 1990. Te Teqeja Bektashiane, takim me Baba Rexhepin. Adrian Gjinaj, Antonio Bellusci,Ekrem Bardha ku At Bellusci në Detroit, ku  ishte i ftuar  për  një vizitë tre ditore.

At Antonio vazhdon të punoj me përkushtim për identitetin arbëror

Edhe sot në moshë të thyer At Bellusci nuk ndalet kurrë së punuari. Ai i përket atij individi të asaj etnie arberore që nuk është një etni simbolike, nuk është etni statike muzeale, është etni dinamike, etni ndjenje identiteti, ku këndohet riti, ku flitet arbërisht, etni vetëdije arbërore ku mendohet arbërisht, që do të thotë detyrë përballë familjes dhe etnisë, pjesë e asaj shoqërie të tashme, të shkuar dhe të ardhme.

Ai, është gjithmonë  i interesuar për gjuhën, kulturën, identitetin shpirtëror e kulturor arbëror dhe mbështes i nismave me institucionet  të Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Diasporës, që synojnë eksplorimin, promovimin e gjuhës, trashëgiminë e vlerave kulturore. Jo më shumë se një vit  më parë u publikua  nga Qëndra e Studimeve dhe Publikimeve për arbëreshët libri “RRugëtimi në Ngulimet arbëreshe”. At Antonio edhe pse me probleme shëndeti është i papërtuar.

  • Jeta ime tani në pension është te biblioteka dhe mardhëniet me arbëreshët. . Personalisht tani që jam plak e kaloj  kohën në bibliotekë. Sistemoj materiale, vihem në kontakt me studentë që të vijnë dhe të studiojnë ato materiale, por në të njëjtën kohë sensibilizoj institucionet dhe organet e larta, mbi botën arbërore. Luftoj kundër asaj makine burokratike të shitur apo mistifikuese ndaj çështjes arbërore.
  • Ne arbëreshët e Italisë ndihemi të vetmuar, edhe pse me vëllezër në tokën mëmë. Vëllezërit tanë janë, por ata flasin nga majat, nuk njohin realitetin, kritikojnë, pretendojnë dhe premtojnë e nuk mbajnë fjalën dhe kjo është për të ardhur keq.
  • Detyra ime është edhe të mbajmë një ekuilibër Bashkimi midis nesh arbëreshëve. Shpesh paraqitemi të ndarë dhe individualista, kjo nuk është gjë pozitive. Të jemi më të bashkuar, dhe për një qëllim të vetëm; Ruajtjen e gjuhës, ritit, mos asimilimin. Nëse jemi ashtu siç deklarojmë si pasardhs e Skënderbeut duhet të mbajmë edhe amanetin e tij ndërsa ishte në shtarat dhe i tha të birit, Gjonit   merri këto thupra një e nga një dhe thyej. Të bashkuar nuk do të ndothte!

At Antonio ngelet  ajo valë e levizshme, i pjekur në ndergjegjesimin e udhetimit. Banon ne nje toke që perballoi stuhi nga më të ndryshmet;  është pjesë  aktive e asaj etnie ku paraardhsit  e tyre ngritën me zgjuarsi  nje atdhe të tyre, në një tokë që nuk ishte e tyre, duke kërkuar ekuiliber e paqe  e vazhdon të rrojë ne ketë bote globale kozmopolite,  ku asimilimi kesaj “burbuqeje te eger”  i qendron si shpata e Demokleut mbi kokë, por ai vazhdon stoik në misioni e tij fisnik, heë herë i lodhur, të një Arbërie disi e në mjergull,  një arbëri e sfilitur, një Arbëri që kërkon më shumë se kurrë Bashkim, për një qëllim të vetëm të  ruajtjen së gjuhës, ritit, identitetit arbëror.

Shënim; disa nga Veprat e At Antonio Bellusci

1971 – “Këngë fetare arbëreshe” / Canti sacri tradizionali albanesi (“Kalimere”) të mbledhura në Shën Kostandinin Arbëresh, Shën Sofinë e Epirit dhe në katundet arbërore në Greqi. Tekste popullore vetëm në të folmet arbëreshe dhe arbërore-arvanite – Shtëpia botuese “Shoqata kulturore Gjergj Kastrioti”, Kozenca.

1977 – “Argalia në tekstet popullore arbëreshe në Frasnitë” / Il Telaio nei testi popolari arbëreshe di Frascineto – tekste popullore në të folmen arbëreshe

frasnjote me përkthimin në gjuhën italiane. Shtëpia botuese “Shoqata kulturore Gjergj Kastrioti”, Kozenca.

1983 – “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshe / Magia miti e credenze popolari nei paesi italo-albanese -tekste popullore në të

folmet arbëreshe dhe me përkthimin në gjuhën italiane. Shtëpia botuese “Shoqata kulturore Gjergj Kastrioti”, Kozenca.

1989 – “Fjalor frazeologjik i arbëreshëve në Itali dhe arbërorëve në Greqi”/ Dizionario Fraseologico degli Albanesi d’Italia e degli Arberori di Grecia – tekste popullore në të folmet arbëreshe dhe arbërore-arvanite dhe me përkthimin në gjuhën italiane, angleze dhe franceze. Shtëpia botuese “Shoqata kulturore Gjergj Kastrioti”, Kozenca.

1991 – “Blegtoria në Frasnitë” / La Pastorizia a Frascineto – tekste në të folmen arbëreshe frasnjote me përkthimin në gjuhën italiane. Shtëpia“Shoqata kulturore Gjergj Kastrioti”, Frascineto 1991.

1994 -“Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës / Ricerche e Studi tra gli Arberori dell’Ellade – tekste dhe dokumente në të folmet arbërore arvanite me përkthimin në gjuhën italiane. Shtëpia botuese “Shoqata kulturore Gjergj Kastrioti”, Frascineto.

2003 – “Antologjia arbëreshe / Këngë djepi, gjëegjëza, këngë te vatra dhe te sheshet, lojëra për fëmijët, zakone dhe besime ndër arbëreshët e Italisë”/

Antologia italo-albanese – Ninnananne, strambotti, filastrocche, indovinelli,formule augurali, presagi fausti ed infausti, giochi, usanze e credenze popolari

– tekste në të folmet popullore arbëreshe me përkthimin në gjuhën italiane. Shtëpia botuese “Shoqata kulturore Gjergj Kastrioti”, Frascineto.

2004 – “Arbërorët-arvanitë, një popull i padukshëm – Kërkime etnografike në

Greqi” / Gli Arberori-Arvaniti/Un popolo invisibile – Ricerche etnografiche (1965-2000). Tekste në të folmet arbërore-arvanite me përkthimin në gjuhën

italiane. Shtëpia botuese “Shoqata Kulturore Gjergj Kastrioti”, Frascineto.

2007 – A. Bellusci / D. Bellusci, “Regesto – Manoscritti d’Archivio nella Biblioteca Internazionale “A. Bellusci” di Frascineto” – Segmenti di vita giuridica, sociale, economica, politica, storica, religiosa e letteraria a Frascineto, comunità albanofona calabrese di rito bizantino-greco dal secolo XV – Premessa di Tommaso Bellusci, Edizioni Centro Ricerche, Frascineto

2007 – “Antologji Arbëreshe” – Prozë dhe poezi gojore, veshja, të ngrënit, bujqësia, blegtoria, martesa, vjersha, vajtime, fjalorth mbi argalinë,

frazeologjia, dorëshkrime të shekullit XIX – Transkriptim në të folmet arbëreshe dhe përkthim italisht. Shoqata “Gjergj Kastrioti”, Frasnitë.

2008 – “La parrocchia bizantina “SS. Maria Assunta” di Frascineto” – storia,rito, cronaca, letteratura (1490-2009), Editore Centro Ricerche, Frascineto.

2018 – Biblioteka Arbëreshe “A. Bellusci” – Gjurmë dhe realitete emocionale – vizita, kujtime dhe dëshmi në bibliotekën “A. Bellusci”, Frasnitë 2018.

2019 – A. Bellusci-R.Burigana, “Storia dell’Eparchia di Lungro” – Le comunità albanofone di rito bizantino in Calabria 1439-1919, vv. I, II, Centro Studi per l’Ecumenismo in Italia, Venezia 2019.]

2020- Antonio Bellusci, Ornela Radovicka , “Rrugëtimi në ngulimet arbëreshe”-50 kartolina gjigande arbërore në tokën italiane, Qëndra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët QSP, Tiranë\ Shqipëri

2021- Antonio Belllusci, Cultura tradizionale a San Costandino Albanese-Ricerche sul campo 1965-1973.

Në këtë përvjetor Ju uroj  shëndet, se jam e bindur kur keni  këtë  jeni i papërtuar në  aktet tuaja  për ruajtjen e identitetit dhe në shërbim për të mirën e kombit.

Rrofshi  sa më  shumë dekada e dekada  At Antonio. Kemi akoma shumë nevojë për JU!

Fragmente,të shkëputura nga libri  “Antonio Bellusci, Rrugëtimi i një arbëreshi, Jeta, vepra, kujtime…, autor: Ornela Radovicka, Shtypur në Shtypshkornjën “MALUKA”

Adresa: Rruga Ali Jegeni www.malukaprint.com [email protected]