Greqi/ Erisa Balliu shembulli i një gruaje të fortë që kthen ëndrrat në realitet

E mërkurë, 8 Maj, 2024

“Pasionin për të bukurën e kam marrë me vete nga Shqipëria, ndërsa në vitin 2007 vendosa të ndjek rrugën e zemrës dhe të krijoj familjen time në Greqi”, kështu shprehet sipërmarrësja e talentuar fierake Erisa Balliu, e cila arriti për një kohë të shkurtër ta materializojë pasionin e saj në dy sallone të shumëvlerësuara në fushën e bukurisë në Athinë.

Erisa kujton me emocion momentet e krijimit të “Beauty Plaza Coiffure” dhe më pas sallonit elitar “Beauty Plaza Exclusive” dhe me buzëqeshje na thotë se për të dita nuk ka pasur 24 orë dhe se pushimi nuk ka qenë një fjalë e fjalorit të saj. Në muret e salloneve dallohen një sërë çmimesh të fituara gjatë viteve si “Best Sallon”, “Sallon of the year” etj, ndërsa në muret virtuale të faqeve të tyre vlerësimi me 5 yje, mbizotëron përshtypjet e klientëve. Ekipi i bashkëpunëtoreve, siç e quan stafin e saj, numëron me dhjetëra vajza shqiptare por dhe greke, me të cilat ndan të njëjtën filozofi jete dhe pune: Të gjithë të njëjtë në punësim, të gjithë të barabartë në cilësi dhe shërbim.

Jo vetëm profesioniste e talentuar dhe sipërmarrëse, por njëkohësisht bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve, Erisa u bën thirrje të gjitha grave shqiptare në Greqi të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre. “Vështirësitë s’duhet të na zmbrapsin,- thotë ajo, ndërsa kujton se kur erdhi nga Shqipëria, frika më e madhe kanë qenë paragjykimet. “Punoja më shumë që t’u provoja vendasve të kundërtën, – na thotë dhe sot jo vetëm që kemi qindra klientë grekë të cilët përzgjedhin shërbimet tona, por ndryshe nga frika ime e fillimit, u bënë dhe një mbështetje e madhe morale në këtë rrugëtim.”

Marrë nga Ambasada Shqiptare në Shqipëri