Kanada /Tragjedi në Saskatchewan, reagon komuniteti shqiptar

E enjte, 25 Prill, 2024

Një sulm i papritur ka ndodhur në krahinën e Saskatchewanit të Kanadasë. Sipas mediave lokale kanadeze mësohet se si pasojë e këtij sulmi të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur. Viktimat u gjetën në 13 vende në kombin indigjen James Smith Cree dhe fshatin e afërt të Weldon. Menjëherë pas sulmit autoritetet policore vendëse kanë bërë thirrje për izolim të komunitetit: “Qëndroni në një vend të sigurt. Kini kujdes, mos lejoni të tjerët të hyjnë në banesën tuaj,” shkroi në TwitterPolicia Mbretërore Kanadeze e Saskatchewan (RCMP). Me këtë rast ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Kanada: “Si rezultat i kërkesës mediale në Kosovë dhe komunitetit të diasporës në Kanada e gjetiu, përkitazi me tragjedinë e mbrëmshme në Saskatchewan, njoftojmë opinionin e gjerë se të gjithë bashkatdhetarët tanë në këtë province, janë shëndoshe e mirë dhe në vende të sigurta. Një gjë e tillë konfirmohet nga vijimësia e bisedave mes Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kanada z. Adriatik Kryeziu me Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze “Iliria” me seli në Regjina (Regina)të Saskatchewan, e drejtuar nga Z. Ajdin Kozmaqi, familjet e tyre me qëndrim në këtë pjesë të Kanadasë si dhe autoritetet provinciale e lokale në këtë pjesë të vendit. Duke njoftuar se ne provincën e Saskatchewan jetojnë rreth 50 familje shqiptare, Ambasada e Republikës së Kosovës në Otava, konfirmon se komunikimi me të njëjtët po zhvillohet normalisht, gjersa po përcillet tutje situata e sigurisë në rajonin e Regjinas”. Ndërkohë Shoqata Shqiptaro- Kanadeze në Regina në faqen e saj në Facebook po e mban të informuar publikun shqiptaro- kanadez me të rejat e fundit. I dyshuari kryesor i kësaj ngjarjeje tragjike në Saskatchewan Myles Sanderson, 30 vjeç, u kap nga RCMP të mërkurën pasdite, dhe ka vdekur menjëheë pas burgosjes.