Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka njoftuar se ka nisur diskutimet teknike me autoritetet greke për njohjen e pensioneve. Me anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook”, shkruan se ky do ishte një hap që do të shërbente për njohjen e viteve të punës që mijëra shtetas shqiptarë kanë në këtë shtet.
Për këtë qëllim ekipi Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndodhet në Athinë, ku po zhvillon biseda informuese në lidhje me skemat e sigurimeve shoqërore që zbatojnë të dyja shtetet, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Postimi i plotë:
Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me shtetin fqinj Greqi për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.
Një hap që do të shërbente për njohjen e viteve të punës që mijëra shtetas shqiptarë kanë në këtë shtet.
Për këtë qëllim një ekip i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndodhen në Athinë, ku po zhvillojnë biseda informuese në lidhje me skemat e sigurimeve shoqërore që zbatojnë të dyja shtetet, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Ky është një fillim i rëndësishëm që tregon për vullnetin e palëve për t’u ulur në tryeza të tilla diskutimi që synojnë arritjen dhe përmbylljen e marrëveshjes së ndërsjellët mes Shqipërisë dhe Greqisë, aq shumë të dëshiruar dhe të pritur nga bashkatdhetarët tanë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka njoftuar se ka nisur diskutimet teknike me autoritetet greke për njohjen e pensioneve. Me anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook”, shkruan se ky do ishte një hap që do të shërbente për njohjen e viteve të punës që mijëra shtetas shqiptarë kanë në këtë shtet.
Për këtë qëllim ekipi Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndodhet në Athinë, ku po zhvillon biseda informuese në lidhje me skemat e sigurimeve shoqërore që zbatojnë të dyja shtetet, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Postimi i plotë:
Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me shtetin fqinj Greqi për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.
Një hap që do të shërbente për njohjen e viteve të punës që mijëra shtetas shqiptarë kanë në këtë shtet.
Për këtë qëllim një ekip i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndodhen në Athinë, ku po zhvillojnë biseda informuese në lidhje me skemat e sigurimeve shoqërore që zbatojnë të dyja shtetet, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Ky është një fillim i rëndësishëm që tregon për vullnetin e palëve për t’u ulur në tryeza të tilla diskutimi që synojnë arritjen dhe përmbylljen e marrëveshjes së ndërsjellët mes Shqipërisë dhe Greqisë, aq shumë të dëshiruar dhe të pritur nga bashkatdhetarët tanë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.