Gjermani/ Vrau një 27 vjeçare nga Ukraina, polica ekzekuton të riun nga Kosova

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Berlin ku një i ri nga Kosova ka vrarë me sëpatë një 27 vjeçare nga Ukraina. 23 vjeçari më pas është vrarë nga policia gjermane.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në Lichtenberg të Berlinit.

Kjo i ka tronditur banorët e ndërtesës ku ka ndodhur krimi.

Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari brenda ndërtesës i kishte goditur së paku tetë dyer duke lënë në to edhe gjurmë të gjakut.

Gazeta gjermane Bild në shkrimin e ditës së sotëm shkruan:

“A ishte akti i një të çmenduri të dehur nga droga dhe alkooli?”.

Më tej gazeta shkruan në momentin e arritjes së policisë, i dyshuari u gjet duke e goditur viktimën me sëpatë, andaj zyrtarët policorë u detyruan që ta përdorin armën e zjarrit.

Ndërkaq Berliner-Kurier, në artikullin e djeshëm shkruan se ukaniasja 27-vjeçare kishte punuar si prostitutë dhe se lidhjet e kosovarit dhe të ukrainases janë biznesore.

Sipas hetuesve 23 vjeçari nga Kosova mund të ketë qenë tutor i saj.

Ndër të tjerat përmendet se të dy viktimat mund të kishin qenë nën ndikimin e drogës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.