Kryesia e shoqatës dhe ajo e shkollës shqipe, bashkë me prindërit, janë të përkushtuar për ruajtjen dhe promovimin më të mirë të kulturës kombëtare shqiptare këtu në mërgatë, e cila ju mundëson të jenë edhe më të ngritur e qytetëruar në çdo aspekt.
Familja e madhe cila quhet Shoqata kulturore shqiptare Bashkimi, i falënderon për kontributin e dhënë familjet: Gashi, Selmani, Jashari, Ferati, Morina, Bajraktari, Kryeziu, Cizmolli, Tahiri dhe Surdulli.
Në këtë aktivitet kulturor, morën pjesë të rinj, tani politikan, mjek, student, punëtor në institucione të ndryshme, nxënës gjimnazi, si dhe të profileve të ndryshme, të cilët ishin aty në përkrahje të prindërve të tyre, të cilët do të jenë e ardhmja e shoqatës,, Bashkimi” dhe shkollës shqipe.
Anëtarët e kryesisë së SHKSH Bashkimi dhe të Shkollës Shqipe, tek tenda e ndarë nga komuna, gjatë tërë ditës, prezantuan ushqimet dhe pijet tradicionale të përgaditura nga familjet shqiptare, vejshje e punime, libra etj. për të cilat ishin të interesuar dhe të dijnë dhe u informuan një numër i madh i bashkëqytetarëve.
Publiku në Ostermundigen, e mirëpriti vallen e paraqitur nga grupi i vallëzimit, dy këngë të mirëfillta shqipe, si dhe nxënësit e shkollës me leximin e poezisë,, Jeta” e shkruar nga Nëna Tereza.