Prej ditës së djeshme Rita Ora ndodhet në Tiranë, ku ditën e nesërme (6 shtator) do mbajë një koncert falsa për të gjithë në sheshin “Skënderbej”. Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme ajo ka realizuar disa vizita siç ishte ajo në liceun “Jordan Misja” dhe në “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë, që ofron shërbime për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë këtu edhe strehën e emergjencave.
Vizita e artistes me famë botërore ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare siç është prestigjizoja britanike “Daily Mail”, që në titull shkruan: “Rita Ora plot stil me një fustan të zi teksa mbërrin në Shqipëri me prindërit e saj përpara koncertit të saj falas për rininë e Tiranës.”
Shkrimi i plotë:
Rita Ora tregoi stilin e saj të jashtëzakonshëm të dielën teksa ishte në Shqipëri me prindërit e saj përpara koncertit falas – organizuar nga kryebashkiaku i Tiranës për rininë e qytetit. Këngëtarja, 31-vjeçe, shkëlqeu me fizikun e saj të tonifikuar me një fustan stil xhaketë të zi, të kombinuar me një palë çizme lëkure deri tek gjuri.
Ajo mbante një palë syze dielli të zeza teksa ecte në rrugë me mamanë e saj Vera dhe babain Besnik. Rita kishte bërë grim ‘glam’ ndërsa flokët i mbante lëshuar.
Krijuesi i hitit ‘Poisson’ më vonë mbajti një takim në liceun artistik “Jordan Misja” dhe u takua me disa nga studentët. Kryetari i ‘Bashkisë së Tiranës’, Erion Veliaj, shoqëroi Ritën në skenë përpara koncertit falas që ajo do të mbajë.
Rita i mbajti të përditësuar 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar se sa ‘mirënjohëse ishte që ishte në Shqipëri’.
Krahas postimit të saj të fundit, ajo shkroi: “Dje arrita në Shqipëri për një udhëtim që e kam shumë afër zemrës dhe do të thotë shumë për mua. Tirana feston shpalljen ‘Kryeqytet Rinor i Evropës 2022! E nisëm ditën duke vizituar shkollën e muzikës Liceu Jordan Misja dhe e përfunduam duke darkuar me kryebashkiakun Erion Veliaj. Do të jenë disa ditë të mrekullueshme dhe mezi pres ta ndaj këtë udhëtim me ju.”
Kjo vjen pasi këngëtarja u martua në fshehtësi me regjisoren Taika Waititi gjatë një ceremonie private në gusht. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të zyrtarizonin romancën e tyre atë gusht.
Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe me miqtë dhe familjen. Një burim i tha The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private.”
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.