“Stamboul” ka botuar, të shtunën e 21 marsit 1914, në faqen n°2, intervistën ekskluzive të Turhan Pashës dhënë asokohe korrespodentit special të “La Tribuna” në Durrës në lidhje me rimëkëmbjen e Shqipërisë, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Deklaratat e Turhan Pashës

Romë, 20 mars.
La Tribuna publikon një intervistë që korrespondenti i saj special në Shqipëri ka pasur në Durrës me Turhan Pashën.
Kryeministri shqiptar deklaroi se ka synimin e vendosur të zbatojë një program të rimëkëmbjes ekonomike të Shqipërisë duke filluar me zgjidhjen e problemeve kryesore, pra hapjen e porteve dhe ndërtimin e rrugëve, sepse në mungesë të mjeteve të komunikimit, Shqipërisë i mungon jeta aktive. Duhet t’i tregojmë botës, shtoi shtetari i shquar, se Shqipëria është e aftë të punojë për rimëkëmbjen e saj dhe zhvillimin e brendshëm.
Prandaj do të na duhet të rrisim (përmirësojmë) kushtet e bujqësisë, të aktivizojmë prodhimet, të transformojmë kënetat.
Duke folur për politikën e jashtme, Turhan Pasha pohoi se Shqipëria duhet të bëhet një element paqeje dhe moderimi në Ballkan.
Ai përfundoi duke uruar që i gjithë kombi shqiptar të mblidhet rreth ministrisë kombëtare, në mënyrë që ta mbështetesë në detyrën e mundimshme që ka marrë dhe të meritojë kështu simpatinë e Evropës. – (Ag. It.)
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.