Itali/ Aksidenti i rëndë, 21-vjeçari shqiptar humb këmbën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mjekët në Pavia të Italisë nuk mundën t’ia shpëtonin këmbën të riut shqiptar i cili prej disa ditësh ndodhet në gjendje të rëndë në spital. 21-vjeçari Erik S. udhëtonte me motor kur u përplas kokë më kokë me një furgon. Ngjarja e rëndë ndodhi në komunën San Rocco al Porto, të premten e 26 Gushtit.

Mediat fqinje shkruanin pak ditë më parë se gjendja e të riut ishte e rëndë e se rrezikonte që të humbiste njërën këmbë. Fatkeqësisht duket se mjekët u detyruan të ndërhynin. 21-vjeçari vijon të jetë nën kujdes intensiv në spitalin e Pavias.

Mediat italiane shkruajnë se për familjen, miqtë dhe të njohurit e Erik orët që vijnë janë të mbushura me ankth, duke marrë në konsideratë se 5 ditë pas aksidentit, ai është ende në gjendje të serioze dhe mjekët u detyruan të kryenin një ndërhyrje të rëndë e delikate, si prerja e këmbës.

21-vjeçari i cili jetonte në Lodi nga përplasja e fortë me furgonin përfundoi në një kanal anës rrugës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.