Greqi/ Spiro Kondo, një rrugëtim nga emigracioni drejt brandimit ndërkombëtar

E martë, 17 Nëntor, 2026

“Gjej një punë që të pëlqen dhe nuk do të punosh as edhe një ditë në jetën tënde”, – shkruante dikur Mark Twain, për të theksuar se si puna kthehet në kënaqësi kur kryhet me pasion. Është kjo historia mbrapa rrugëtimit të suksesshëm në Greqi të sipërmarrësit Spiro Kondo. Një histori e cila fillon të shkruhet në Athinë, në vitin 1992, kur vendosi të ndiqte rrugën e profesionit të babait dhe mësimet e tij t’i materializonte në një markë tregtare.

Themelohet kështu kompania e prodhimit të rrobave të markës “𝐒𝐀𝐂 & 𝐂𝐨”, nga të parat sipërmarrje të regjistruara në Greqi, me pronar një emigrant shqiptar. Sot “SAC & Co” numëron me dhjetëra punonjës, kryesisht shqiptarë dhe ka një treg të shtrirë në të gjithë Greqinë si dhe filiale jashtë kufijve të saj, në Shqipëri, Kosovë, Qipro, Gjermani, Austri, Suedi.

Kur dhivrioti Fani Kondo themelonte në Tepelenë në vitin 1965 rrobaqepësinë e parë, pak do ta imagjinonte se si arti i tij, trashëguar të birit, do të kalonte jo vetëm kufijtë e blinduar të Shqipërisë së atëhershme por dhe ato të Ballkanit, për t’u bërë i njohur në tregun bashkëkohor evropian me të njëjtin prestigj si simotrat evropiane.

Marrë nga Ambasada Shqiptare në Greqi

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.