Nga 13 deri më 17 në Tiranë do të mbahet “StartUp Diaspora”, një kuvend i cili do të bashkojë sipërmarrës dhe profesionistë Shqiptarë në Diasporë. Ky projekt i cili mbështete nga Agjencia Kombëtare e Diasporës synon ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta ndërmjet të rinjve shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendi. Qëllimi final i këtij projekti është organizimi i vazhdueshëm i shkëmbimeve profesionale të të rinjve shqiptarë në linjën Tiranë-Diasporë dhe Diasporë-Tiranë.
Nëse je një sipërmarrës apo profesionist shqiptar në Diasporë mund të aplikosh deri me 2 shtator dhe të bëhesh pjesë e Startup Diaspora në linkun https://www.smarted.al/startupdiaspora
Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar, Bashkisë Tiranë dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.