Pas një periudhe të vështirë gati dyvjeçare, ku për shkak të pandemisë COVID-19, mësimi është zhvilluar online, nga shtatori Shkolla Shqipe e Hamiltonit rikthehet me praninë fizike të nxënësve në klasë.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata Shqiptare e Hamiltonit e cila njofton se këto ditë ka filluar regjistrimi i nxënësve dhe mësimi do të zhvillohet sërish në Hess Street School, (107 Hess St. N., Hamilton) nga ora 10:00 – 12:00.
“Shoqata Shqiptare e Hamiltonit edhe këtë vit mbulon të gjitha shpenzimet për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Në emër të kryesisë së SHSHH-së falënderojmë arsimtaret për kontributin e deritashëm në shkollë, dhe natyrisht edhe prindërit që i sjellin fëmijët pa përtesë. Viti shkollor fillon nga 26 shtatori dhe vazhdon çdo të shtunë deri më 17 qershor 2023. Nxënësve u dëshirojmë vit të mbarë” shkruhet në njoftimin e shoqatës.
Për tu regjistruar në shkollën shqipe të Hamiltonit klikoni linkun:
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
Pas një periudhe të vështirë gati dyvjeçare, ku për shkak të pandemisë COVID-19, mësimi është zhvilluar online, nga shtatori Shkolla Shqipe e Hamiltonit rikthehet me praninë fizike të nxënësve në klasë.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata Shqiptare e Hamiltonit e cila njofton se këto ditë ka filluar regjistrimi i nxënësve dhe mësimi do të zhvillohet sërish në Hess Street School, (107 Hess St. N., Hamilton) nga ora 10:00 – 12:00.
“Shoqata Shqiptare e Hamiltonit edhe këtë vit mbulon të gjitha shpenzimet për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Në emër të kryesisë së SHSHH-së falënderojmë arsimtaret për kontributin e deritashëm në shkollë, dhe natyrisht edhe prindërit që i sjellin fëmijët pa përtesë. Viti shkollor fillon nga 26 shtatori dhe vazhdon çdo të shtunë deri më 17 qershor 2023. Nxënësve u dëshirojmë vit të mbarë” shkruhet në njoftimin e shoqatës.
Për tu regjistruar në shkollën shqipe të Hamiltonit klikoni linkun:
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.