Itali/ Asti bëhet gati për paradën shqiptare

E enjte, 2 Maj, 2024

Më 24 shtator në Asti, Itali do të zhvillohet parada shqiptare. Në këtë event unik organizatorët ftojnë të bëhen pjesë jo vetëm shoqata shqiptare në Itali dhe jashtë saj, por edhe të gjitha ato familje që kanë një flamur kuq e zi, që kanë dashuri për Shqipërinë dhe janë dashamirës të kulturës sonë.

“Le ta “pushtojnë” qytetin atë ditë ngjyrat kuq e zi, si dhe ato të kostumeve tona të mrekullueshme! Jo vetëm kaq. Le të buçasë kënga jonë, le të gjëmojnë daullet, le të dridhet toka nën këmbët e fluturimet e valltarëve dhe ritmet e valleve tona… dhe do të kuptohet se pse ajo tokë quhet “Terra delle aquile”, shkruhet në njoftim.

Sipas programit të publikuar parada do të nisë në orën 15:30 nga C.so Alfieri 326 Asti, me grupin e valleve popullore “Lili Cingu”, të Qendrës Kulturore “Margarita Xhepa”, grupi i valleve popullore shqiptare “Millestelle” nga Parma etj.etj  deri në sheshin qendror të qytetit, P.zza Alfieri.

“Aty na pret skena lëvizëse me flamuj mbuluar, aty na presin mikrofonët, altoparlantët, na pret prej kohësh sheshi, që të njohë vallet tona! E kështu krah për krah, me këngë e valle, me kamionin-skenë që do të na ndjekë, do të përshkojmë mes për mes qytetin e do të mblidhemi tek ajo shtëpizë, që e ndërtuam me aq mund e djersë, që i vumë një flamur e i vumë një emër: Qendra e Artit dhe e Kulturës shqiptare “Margarita Xhepa”.

Aty të gjitha grupet artistike të ardhura për koncertin e mirëfilltë artistik, do të dinë ta vazhdojnë mbi skenë atmosferën e festës krah artistëve të ardhur nga Shqipëria mëmë” shpjegojnë organizatorët të cilët theksojnë se “Shembulli ynë i mirë janë vëllezërit tanë në Amerikë, që me paradën e tyre madhështore çudisin botën çdo vit. Kjo është e para herë për ne, por po përpiqemi me gjithë zemër që të jetë diçka e paharrueshme për secilin pjesëmarrës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 