Itali/ 55-vjeçari shqiptar humb jetën në lumin Po

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme para syve të bashkëshortes ndërsa ishte duke u larë në lumin Po.

Mediat italiane bëjnë me dije se 55-vjeçari shqiptar me banim në Pavia, është futur për tu larë në lumin Po, dhe sapo ka arritur në pikën ku dy lumenjtë Po dhe Ticino bashkohen, nuk ka mundur dot të dalë më.

Ka qenë bashkëshortja e 55-vjeçarit e cila ka dhënë alarmin, pasi pa që burri i saj nuk po dukej më. Shqiptari është zhytur në ujë në orën 17:00 dhe trupi i pajetë i tij është nxjerrë nga lumi nga ana e palombarëve, dy orë më vonë rreth 200 metra nga ku është parë për herë të fundit.

Sipas autoriteteve, pavarësisht thatësisë historike këtë verë, larja në këtë zonë të lumit Po është veçanërisht e rrezikshme për shkak të rrymave të forta dhe gropave të thella.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.