Bashkia e Neapolit-Sikies, në datat 5 shtator deri 11 shtator 2022, zhvillon veprimtaritë e “Sheshit Ballkanik 2022 – Βαλκανική Πλατεία 2022”, me këngë, valle, shfaqje teatrale, pavione me ekspozita etj., të cilat përbëjnë një festë të kulturave të popujve të Ballkanit.
Në festivalin e këtij viti do të marr pjesë edhe Komuniteti Shqiptar i Selanikut. Sipas njoftimit Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka siguruar një pavion të posaçëm, në të cilin do të pasqyrohet dhe promovohet veprimtaria e Komunitetit dhe e shqiptarëve që banojnë dhe punojnë në Selanik.
Pavioni do të jetë në zonën Strembenioti të Neapolit dhe do të jetë i hapur nga data 5 shtator deri 11 shtator 2022, nga ora 19.00 deri 23.00.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.