“Dy nga inspirimet e mia” Rita Ora reagon pas takimit të nënës me Vjosa Osmanin

E premte, 3 Maj, 2024

Nëna e Rita Orës, Vera, ka qenë në Prishtinë ku ka realizuar një takim me presidenten e Republikëss së Kosovës, Vjosa Osmani. Ato janë takuar në zyrën presidenciale, ku ndër të tjera kanë diskutuar për tema që prekin shëndetin mendor.

Nuk ka munguar një reagim nga Rita e cila ka ndarë një foto të tyre në Instagram duke shkruar: “Dy nga inspirimet e mia në një dhomë!”

Nëna e yllit ndërkombëtar, e cila është edhe psikiatre, publikoi dje në InstaStory disa fotografi nga takimi. “E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar Vera në mbishkrimin e postimit të saj.

Gjithashtu, ajo ka rishpërndarë edhe një tjetër foto të publikuar nga këshilltarja e presidentes, ku ndër të tjerash Ora shkroi: “Ne duam, shpërndajmë dhe ndërtojmë eksperienca të reja me Presidenten e Kosovës”.

Vlen të theksojmë se Rita është e shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës në vitin 2015, në atë kohë nga ish-Presidentja e atëhereshme, Atifete Jahjaga.

Ajo do mbajë një koncert në Shqipëri në 6 shtator. Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’. Lidhur me këtë koncert Rita ka folur para 16 milionë ndjekësve të saj në Instagram ku ka publikuar disa video. Ajo shprehet shumë e emocionuar dhe me surpriza për shqiptarët në koncertin që do jetë pa bileta.

 “Përshëndetje të gjithëve. Po! Po rikthehem në Tiranë në 6 shtator. Jam shumë e emocionuar që të festojmë në qytetin e rinisë. Faleminderit Erion Veliaj për ftesën. Do festojmë falas. Kjo është për njerëzit, të gjithë janë të mirëpritur, të sjellim atmosferë të mirë, të kalojmë kohë të mirë. Kam disa surpriza për ju. Ju nuk do të dëshironit t’i humbisnit. Shihemi atje.”, tha Rita në videon që publikoi, duke shtuar në shqip: “Ju dua shumë!”

Herën e fundit që Rita ka performuar në kryeqytet ka qenë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që përkon me vitin 2012. Këngëtarja bukuroshe sapo kishte publikuar hitin e saj R.I.P që i dha famë ndërkombëtare dhe pak më vonë e performoi këtë këngë edhe në Tiranë duke emocionuar publikun. Ndërkohë hera e fundit që ajo ka qenë në Kosovë ishte në 2018 kur mbajti një koncert në Ditën e Pavarësisë.

Rita e ka dëshmuar shpeshherë se është krenare për originën e saj. Jo vetëm përmes promovimit që i bën në rrjetet sociale por edhe duke ndihmuar njerëzit në nevojë në Kosovë e Shqipëri. Ajo është shumë e lidhur me vendin e saj, kulturën dhe artin.

Kujtojmë se në vitin 2012 ajo ka xhiruar në Kosovë këngën që Rita publikoi për t’i treguar të gjithë botës origjinën e saj. E po ashtu, në EP e saj të fundit të publikuar në 2021, Rita u shfaq e veshur me veshje me motive kombëtare të stiluara nga Valdrin Sahiti.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 