Shqiptarja plagos me thikë bashkëatdhetaren në Greqi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në prokurorinë e Selanikut është dërguar sot në mëngjes një 25-vjeçare shqiptare, e cila akuzohet se pasditen e së mërkurës ka goditur me thikë një 27-vjeçare edhe ajo nga Shqipëria, për arsye xhelozie.

E reja akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe pritet dëshmia e saj në hetuesi dhe prokurori.

Sipas informacioneve të policisë gjithçka ka ndodhur pasditen e së mërkurës rreth orës 19:00, në rrugën Ralli, në zonën e Pylaias në Selanik, kur 27-vjeçarja po shkonte në shtëpinë e saj.

25-vjeçarja e ka ndjekur, e ka sulmuar me thikë dhe e ka plagosur në bark dhe në shpatull.

E plagosura ka shkuar për ndihmë në shtëpinë e motrës së saj, në një rrugë aty pranë, ndërsa autorja e sulmit, nënë e dy fëmijëve të mitur, është pikasur në vendngjarje nga një patrullë policie, së cilës i ka rrëfyer aktin e saj, ndërsa i është gjetur edhe thika me të cilën ka kryer sulmin.

27-vjeçarja është dërguar menjëherë me autoambulancë në spitalin Papageorgiou, ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmive të motrës së saj, 25-vjeçarja e ka sulmuar gruan duke i bërtitur se kishte marrëdhënie të paligjshme me bashkëshortin e saj.

“Motra kishte shumë dhimbje nga goditjet që mori me thikë dhe nuk fliste. Ajo u dërgua në spital me dy plagë me thikë në anën e majtë të barkut dhe një në shpatull, por fatmirësisht mësoj se është mirë”– ka thënë ajo./BotaSot/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.