Francë/Akademiku shqiptar pjesë e shoqatës botërore shkencore të Hortikulturës

E enjte, 25 Prill, 2024

Akad. Nazim Gruda zgjidhet zëvendëskryetar i Seksionit të Perimeve nga Shoqata Botërore e Shkencave të Hortikulturës, Angers, Francë.
Shoqata Botërore e Shkencave të Hortikulturës, konfirmon zgjedhjen e akademikut të shquar shqiptar Nazim Gruda, si zëvendësryetar të Seksionit të Shkencave të Perimeve dhe Bimëve Rrënjore e Zhardhokore, përfshirë edhe pataten.
Zgjedhjet u zhvilluan më parë online me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të shoqatës. Seksionet janë pjesë e Komitetit Vendimor të shoqatës, dhe me ketë zgjedhje, profesor Gruda do të jetë automatikisht edhe pjesë e bordit këshillimor të Revistës Evropiane të Shkencës së Hortikulturës (European Journal of Horticultural Science).
Ky njoftim u bë me rastin e Kongresit Botëror të Hortikulturës në Angers, Francë (https://ihc2022.org).
Kongresi Botëror i Hortikulturës është ngjarja më e rëndësishme shkencore e organizuar çdo katër vjet që nga viti 1959 në fushën e Hortikulturës dhe shkencave të tjerave, që lidhen me të, nën kujdesin e shoqatës.
Qëllimi i Kongresit është të promovojë dhe nxisë kërkimin dhe edukimin në shkencën e hortikulturës dhe të lehtësojë bashkëpunimin dhe transferimin e njohurive shkencore në shkallë botërore përmes simpoziumeve dhe botimeve.
Në kongresin e organizuar marrin pjesë më shumë se 2300 delegatë, nga 90 vende të botës nga të gjithë kontinentet.
Aty po zhvillohen 25 simpoziume shkencore, duke debatuar mbi temat e kohës si:
– Aftësitë konkurruese të sektorëve të hortikulturës;
– Ushqimi, shëndeti publik dhe mirëqenia;
– Qëndrueshmëria e sistemeve të prodhimit;
– Zbutja e ndryshimeve të klimës dhe zgjidhjet e përshtatjes ndaj saj.
Profesor Gruda, është anëtar i bordit shkencor të këtij Kongresi.
Që prej pesë vitesh ai drejton edhe Grupin e Punës për Evropën Juglindore për perimet dhe pataten.
Akademiku Gruda, i cili, sipas vlerësimit të kryer nga Universiteti i Stanfordit në SHBA, hyn në 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë “World’s Top 2% Scientists”, është mbajtës i çmimit “Dr.-Heinrich-Baur”, të Universitetit Teknik të Mynihut në Gjermani, si edhe i disa çmimeve të tjera kombëtare e ndërkombëtare.
Për më tepër ai është autor dhe redaktor i librit të mirëpritur dhe të shumë suksesshëm “Advances in horticultural soilless culture”, botuar më 2021 dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2008.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 