Daily Mail: Mbi 4 mijë shqiptarë kanë mbërritur në Britani me gomone këtë vit

E enjte, 28 Mars, 2024

Gazeta britanike “Daily Mail” raporton se deri tani, këtë vit, më shumë se 4000 shqiptarë kanë kaluar kanalin e La Manshit për të mbërritur nga Franca në Angli.

Por sipas burimeve zyrtare, të cituara nga “Daily Mail”, rritja e numrit të shqiptarëve vjen si pasojë e përdorimit të taktikave të reja të trafikantëve dhe dobësimit të ligjeve të “skllavërisë moderne” në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, shqiptarët që mbërrijnë në Angli pretendojnë se janë trafikuar apo shfrytëzuar, dhe kjo e bën më të vështirë deportimin e tyre.

“Shqiptarët paguajnë më shumë dhe u garantohet qëndrimi në Britani. Këta njerëz vijnë në vendin tonë dhe shpesh shmangin largimin duke shfrytëzuar ligjet e skllavërisë moderne”, citohet burimi i Ministrisë së Brendshme.

Duke cituar burime nga Ministria e Brendshme në ishull, shifrat e personave që kalojnë ilegalisht pritet të rriten ndjeshëm këtë vit, krahasuar me një vit më parë që arritën në nivelin e 28500 emigrantëve. Deri tani, numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Britani ka arritur në 20000, çka do të thotë se 1/5-ta e tyre ishin shqiptarë.

Nga po të njëjta burime raportohet se vetëm në qershor-korrik kanë mbërritur 1075 shqiptarë me varka të vogla, të cilët gjejnë oferta të mira përmes rrjeteve sociale, sidomos TikTokut. Në javët edhe muajt e fundit, videot e gomoneve të mbushura me emigrantë janë përhapur gjithmonë e më shumë, ku nuk kanë munguar edhe incidentet në det të hapur.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 