15 gusht 1920 mbahej në Lushnje Kongresi i parë Arsimor

E premte, 19 Prill, 2024

Pas fitores ushtarake e politike në Vlorë dhe çlirimit të tokave shqiptare të Veriut e të Verilindjes, u krijuan kushtet për t’u marrë më tepër me zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Në këtë proces arsimi do të luante rol të rëndësishëm. Problemi me evident mbetej unifikimi i sistemit arsimor, sepse trashëgoheshin shkolla të tipave të ndryshme, sipas zonave të pushtimit, lindte nevoja për ti dhënë fund këtij kaosi pedagogjik, që mbizotëronte në të gjithë vendin. Për këtë arsye, Sotir Peci me detyrë Ministër i Arsimit më 26 korrik 1920, njoftonte Këshillin e Ministrave për formimin e një komisioni teknik në të cilin do të merrnin pjesë 10-12 arsimtarë, më të mirët nga i gjithë vendi. Për mbajtjen e mbledhjes, ai caktoi Lushnjën si vend me rëndësi historike. “Tue pam nevojën qi më njisuem programat, methodën për të gjitha shkolla e Shqypnis, qi deri më sot kanë veprum damas me dam të përparimit kemi menduam me përban nji komicion teknik, në të cillin do marrin pjesë fuqit më të mira arsimore prej gjith visevet, ky komision, 12 vetësh, ka m’u mbëledh në Lushnje, si vend historik për kohë të sotmen e pse vend qetsije. Për këta 12 vetë qi do të mbëlidhen prej Shkodre, Tirane Elbasani, Berati, Gjinokastra, Korcë e Pogradeci kërkojmë, përveç shpenzimeve t’udhëtimit edhe nji dietë 25 lirash.it në ditë, tu filluem prej ditës qi do të nisem vendet të veta. Ky komision ka për të zyrtuem për nga 30 ditë. Shpresoj më pëlqimin e mendimit t’onë e t’i jepet urdhën Ministrisë së Finacës për pagesë të prishjeve qi do të bahen”. S. Peci jo rastësisht zgjodhi Lushnjën si vend për t’u mbledhur Kongresi Arsimor. Me këtë ai donte të tregonte se Kongresi ishte në vazhdën e frymës së Kongresit të Lushnjës, të janarit 1920, në punimet e të cilit, vetë Peci kishte luajtur një rol të rëndësishëm. Në Lushnjë u arrit bashkimi i forcave atdhetare që të luftonin për rikrijimin e shtetit shqiptar të pavarur. Këtu duhet të bashkoheshin edhe të gjitha forcat më të mira arsimore të vendit, nën të njëjtin flamur dhe të luftonin deri në fund kundër politikës së huaj regresive në arsim. 3 Problemi i mbajtjes së Kongresit Arsimor u diskutua në Këshillin e Ministrave, Dikasteri i arsimit hartoi rendin e ditës, duke përcaktuar çështjet që do të diskutonte e vendoste Kongresi.

1) Hartimin e programit sintetik për shkollat fillore e qytetëse.

2) Zhvillimi i programit analitik.

3) Botimi i teksteve shkollore.

4) Gjuha e librave mësimorë.

5) Çështja e së përkohshme pedagogjike.

6) Dokumentacioni i hollësishëm shkollor.

7) Organizimi i shkollës.

Para thirrjes së Kongresit në Lushnjë, pati kërkesa për të mbajtur Kongresin në qytetin e Elbasanit Ministria e Arsimit duke iu përgjigjur Aqif Pashë Elbasanit, këmbëngulte se Kongresi që do të mbahej në Lushnjë, asht vetëm teknik s’asht djalektika e për gjuhë. Anëtarët janë lajmëruem, Lushnja ka zanë shtëpi koha shkurtum s’ep leje të ndërrohen gjithë këto urdhra. Z Xhuvani m urdhri Shkëlqesisë Juaj mund të rrijë aty e të shkojë tjetri Ahmet Gashi.6 Pikërisht kjo qenë arsyeja që Aleksandër Xhuvani nuk mori pjesë ditën e hapjes së Kongresit në Lushnjë, po vajti më vonë atje.

Numri i kongresistëve qe i kufizuar. Shkaku për këtë kufizim ishte shtypja e rebelimit esadist në Shqipërinë e Mesme, Lufta e Vlorës dhe Lufta në Malësi të Shkodrës.

Delegatët që erdhën në Lushnjë ishin nga Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati, Gjirokastra, Korça e Pogradeci. Ditën e 14 gushtit, mësuesit që kishin vajtur për Kongresin, i kërkonin nënprefekturës së Lushnjës që të nesërmen autoritetet lokale të shkonin për të qenë të pranishëm në hapjen e Kongresit, meqë gjysma e delegatëve gjendeshin atje. Nuk mund të kumbisnin më ditë sepse dy javë mbeteshin për fillimin e vitit të ri shkollor. Më 15 gusht në orën 9.00 , u hap Kongresi Arsimor . Në Kongres merrnin pjesë mësuesit, zyrtarët e civilët e këtij qytetit historikë [të Lushnjes]. Pas pak ditësh Kongresi u plotësua me delegatë të tjerë dhe, me të ardhur A. Xhuvani, u zgjodhe kryetar. Kjo ishte dëshira e Ministrit të Arsimit.9 Në këtë Kongres u ftuan të merrnin pjesë mësuesit më me përvojë të vendit midis të cilëve ishin: Aleksandër Xhuvani, Ilia Dilo Sheperi, Ahmet Gashi, Aleko Kondi, Dhimitër Borja Belkameni, G.Mikeli, Th.Papapano, I.Anamali 11 e të tjerë.

Kongresi i zhvilloi punimet deri në datën 24 gusht 1920. Me interes është të shënohet se punimet e filluara në Lushnjë u ndërprenë, siç duket, për shkak të klimës dhe të mushkonjave, dhe delegatët vendosën bashkarish që t’i vazhdonin ato në Elbasan. Duke udhëtuar nëpër Dumre, ata arritën në Elbasan [në tu errur] 12 më 24 gusht dhe më 25 deri më 28 të muajit vazhduan punimet e seancave të fundit të këtij Kongresi13. Telegrami që Kryetari i Kongresit njoftonte Ministrinë e Arsimit për këtë “ikje”, motivohej me nevojën që të këshilloheshin për disa probleme.14 Kongresi Arsimor i Lushnjës mori një sërë vendimesh të cilat hodhën bazat e para për njësimin dhe organizimin e shkollës në vendin tonë.

Vendosi:

  1. Shkollat fillore në qytet të ishin me 5 klasa, ndërsa në fshat me 3.
  2. Miratoi programin sintetik për shkollën fillore e qytetëse, dhe programin analitik të

përjavshëm.

  1. U miratuan 219 terma për gjuhën, aritmetikën e gjeometrinë, gjithashtu u shkruan

modelet e orareve, dëshmive shkollore, amzave, regjistrave të përditshëm e përjavshëm.

  1. U vendos që prej klasës së III fillore e përpjetë të mësohej edhe një gjuhë e dytë që të

caktohej nga MASH etj.

Kongresi në mbledhjen e 9-të të mbajtur më datën 19.8.1920, diskutoi gjerësisht problemin e nxjerrjes së një të përkohshmeje pedagogjike për shkollën shqiptare, e domosdoshme për kohën. Gjithashtu u vendos për të nxjerrë një revistë, ku të gjenin pasqyrimin e plotë si anët teorike, ashtu dhe ato praktike të arsimit. Përsa i përket anës praktike thuhej se revista do të përmbante modele mësimore mbi lëndën e programit të shkollës fillore, revista do shërbente për të rritur aftësinë profesionale të mësuesve. I rëndësishëm është fakti se Kongresi la në heshtje disa probleme shumë të rëndësishme: Nuk mori ndonjë vendim mbi pregatitjen e kuadrit mësimor që ishte problem urgjentë, nuk u shqyrtua problemi i shkollave të huaja në territorin e vendit, nuk u fol për mësimin e fesë në shkollë, por megjithë këto u aplikua programi i shkollave austriake. Edhe pse u mblodh pa një platformë të qartë, Kongresi ndihmoi shkollat për organizimin e arsimit në vitet 1920-1921, unifikoi programet arsimore, përgatitjen dhe përdorimin e barabartë të dokumentave shkollor etj.

Programet arsimore të nxjerra nga kongresi shërbyen si pikë referimi në arsimin shqiptar edhe për shume vite në vazhdim. Kongresi Arsimor i Lushnjes pati një rëndësi të madhe Ai dha ndihmesë në luftë, kundër analfabetizmit. që kishte pllakosur gjithë vendin. Në atë kohë analfabetismi ishte shume i përhapur dhe kjo gjë përbënte një sfidë të madhe për arsimdashësit.

Shkeputur nga KONGRESI ARSIMOR NË LUSHNJË, GUSHT 1920
Niko FERRO

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 