89 vite nga vrasja e patriotit Hasan Prishtina

E martë, 23 Prill, 2024

Në datën 13 gusht 1933 agjencitë telegrafike të Ballkanit përcollën lajmin se në Selanik ishte qëlluar për vdekje ish Kryeministri i Shqipërisë dhe politikani kosovar, Hasan Prishtina. Lajmi ashtu si pritej shkaktoi pështjellim në gjithë kancelaritë e Ballkanit, por reagimi më i  madh natyrisht ishte nga opinioni publik shqiptar këndej e andej kufirit.

Vrasja e patriotit Hasan Bej Prishtinës në Selanik të Greqisë nga një emigrant pothuajse i panjohur Ibrahim Çelo jo vetëm që tronditi gjithë opinionin mbarëshqiptar.

Gazeta greke “Të reja nga Maqedonia” përshkruan momentet e vrasjes së patriotit Hasan Prishtina si më poshtë: Vrasja u krye në orën 2 mbas dite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhtonte dhe toni i zërit.

Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane ’’IVI’’ dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markes ’’SMITH’’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes.

Hasan Prishtina, një nga krijuesit e Pavarësisë së Shqipërisë, udhëheqësit të kryengritjes së viseve shqiptare në vitin 1913 kundër pushtimit të tyre nga ushtria serbe, restauruesit të pavarësisë shqiptare në 1920 dhe kryeministrit të një qeverie shqiptare në 1922 ishte një nga përkrahësit më të flaktë të përfshirjes së Shqipërisë në problemin kosovar dhe realizimit të një politike më aktive të Shqipërisë për të realizuar bashkimin kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 