Kuvendi i Fierit 1912, preludi historik i Shpalljes së Pavarësisë

E premte, 19 Prill, 2024

12 gushti i vitit 1912, në shtëpinë e patriotit Omer pashë Vrioni, nën drejtimin e vet Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit do të bëheshin  bashkë edhe dhjetëra patriotë të tjerë.

Dy ishin vendimet e rëndësishme që u morën dhe që i paraprinë ngjarjeve historike të shënjuara në memorjen tonë kombëtare:

  1. Hasan Prishtina do të përfaqësonte Shqipërinë e Jugut në bisedimet turko-shqiptare.
  2. Ismail Qemali të nisej menjëherë në Stamboll për të zhvilluar bisedime me Portën e Lartë.

Ky kuvend është cilësuar si Kongresi i Fierit!

Ndërkohë që për të ndriçuar këtë ngjarje të madhe të historisë sonë po bëjmë një pasqyrim të shkurtër të situatës politike dhe ushtarake të kohës.

Kështu në vjeshtën e vitit 1911, mbretëria e Italisë e theu Perandorinë Osmane dhe aneksoi Libinë, që deri atëherë kishte qenë pjesë e saj. “Në këto kushte kur parimi tokësor i Perandorisë Osmane nuk respektohej më, theksonte Ismail Qemali, edhe shtetet ballkanike nuk do të qëndronin të qeta. Kështu, kur në “horizont” po shfaqej një luftë e re ballkanike, e cila mund të çonte në një copëtim të Shqipërisë, deputetët shqiptarë të parlamentit turk në Stamboll, vendosën ta shfrytëzonin gjendjen e vështirë të Turqisë, për ta detyruar atë që të njihte më në fund edhe autonominë e Shqipërisë (Akademia e Shkencave, Historia e Shqipërisë, Vol II, f. 264-265).

Në kushtet e luftës parlamentare, në 11 janar 1912, Hasan Prishtina e kërcënoi qeverinë turke me një kryengritje të përgjithshme në rast se nuk do të njihte pavarësinë e Shqipërisë. Në parlament, grupi i deputetëve Shqiptare përkrahu kundër qeverisë xhonturke partinë opozitare “Liri dhe marrëveshje”, e cila në opozitë kundër maxhorancës qeverisëse, parashikonte decentralizimin administrativ të krahinave kombëtare të Perandorisë Osmane (Akademia e Shkencave, Historia e Shqipërisë, Vol II, f. 466).

Të ndodhur përballë kësaj opozite, xhonturqit në 18 janar 1912 shpërndanë parlamentin dhe vendosën shpalljen e zgjedhjeve të reja në pranverë, me qëllim që të siguronin nëpërmjet tyre shumicën parlamentare. Në këto kushte deputetët dhe një sërë personalitetesh politike shqiptare u mblodhën në Stamboll për të vendosur për veprimet e ardhshme politike dhe ushtarake. Mbledhja e fshehtë e Stambollit vendosi që Hasan Prishtina të shkonte në Kosovë, e cila ishte vatra më aktive e Lëvizjes Shqiptare, për të organizuar kryengritjen e re. Ndërsa Ismail Qemali do të udhëtonte drejt Europës për të siguruar mbështetje politike, financime dhe armë për kryengritjen e përgjithshme që nisi në prill të vitit 1912 në Malësinë e Gjakovës dhe u përhap në Kosovë dhe Shqipërinë veriore. Në 21 Maj 1912 të mbledhur në Kuvendin e Junikut kryegritësit shpallën programin e tyre, ku kërkesa të tilla si: ngritja e një administrate shqiptare, përdorimi i shqipes si gjuhë zyrtare dhe i flamurit kombëtar, synonin autonominë e Shqipërisë brenda kuadrit të Perandorisë Osmane (Akademia e Shkencave, Historia e Shqipërisë, Vol II, f. 469).

Kuvendi i Junikut me programin e tij ndikoi në zgjerimin e kryengritjes edhe në Shqipërinë e mesme dhe të jugut gjatë verës së vitit 1912. Kryengritja Shqiptare çoi në mënyrë të pa shmangshme në rrëzimin nga pushteti i xhonturqve. Më 17 Korrik qeveria e kryeministrit Said Pasha u detyrua të jepte dorëheqjen (Akademia e Shkencave, Historia e Shqipërisë, Vol II, f. 475).

Ndërsa disa ditë më vonë, në 22 korrik u formua nga opozita që kryesohej nga Partia ‘’Liri dhe Marrëveshje’’, qeveria e re e drejtuar nga Ahmet Myftar Pasha. Ajo urdhëroi ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Shqipëri dhe dërgoi në Kosovë një komision qeveritar për të biseduar me kryengritësit. Ndërkohë Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqit që ndodheshin për misionin diplomatik jashtë shtetit vendosën të ktheheshin në Shqipëri me urgjencë për të qenë më afër ngjarjeve politike, (Akademia e Shkencave, Historia e Shqipërisë, Vol II, f. 476).

Në këto kushte kur priteshin që të nisnin bisedimet Shqiptaro-Turke që do të konsistonin për problemin e autonomisë, rrethet patriotike të Shqipërisë veriore, të mesme dhe jugore shpejtuan që të autorizonin Hasan Prishtinën që të t’i përfaqësonte këto rajone në bisedimet Shqiptaro-Turke, dhe të paraqiste atje programin prej 12 pikash që kërkonte autonominë e Shqipërisë (Akademia e Shkencave, Historia e Shqipërisë, Vol II, f. 478). Bisedimet nisën në 2 gusht 1912 në Prishtinë, midis Hasan Prishtinës dhe përfaqësuesit të qeverisë së re turke, Mareshallit Ibrahim Pasha.

Hasan Prishtina paraqiti përpara komisionit turk kërkesat e programit të autonomisë së Shqipërisë. Këto kërkesa nuk u pranuan nga pala turke përveçse asaj të shpërndarjes së Parlamentit. Në 5 gusht, duke i bërë presion Perandorisë Osmane, kryengritësit nën drejtimin e Hasan Prishtinës marshuan drejt Ferizajt, ku mësuan edhe lajmin e shpërndarjes së Parlamentit nga Sulltani. Gjatë ditëve në vazhdim Hasan Prishtina u njoftua mbi mandatin e dhënë nga komitetet kombëtare të Shqipërisë së Jugut (Akademia e Shkencave, Historia e Shqipërisë, Vol II, f. 478). Kështu u bë e mundur përfaqësimi i gjithë Shqiptarëve për problemin e autonomisë në bisedimet e ardhshme Shqiptaro-Turke.

Por cila ishte ngjarja që e mundësoi këtë mandat? Pa pikë mëdyshje, ishte Kuvendi i Sinjës.

Pikërisht në datën 23 korrik të vitit 1912, udhëheqësit e komiteteve kryengritëse të Shqipërisë së Jugut u mblodhën në Sinjë, në jug të malit të Shpiragut dhe hartuan një memorandum autonomist po prej 12 pikash, i cili ishte i ngjashëm me “Librin e kuq”, apo, siç quhej ndryshe, Memorandumi Greçës i vitit 1911 ( Akademia e Shkencave, Historia e Shqipërisë, Vol II, f. 477).

Sinja u zgjodh pikërisht nga pozicioni i saj gjeografik si pikëlidhje e krahinave të Sanxhakut të Beratit (Vehxhi Buharaja, Kuvendi i Sinjës dhe memorandum i tij. Gazeta Bashkimi. Tiranë 23 korrik 1972).

Për të paraqitur “Memorandumin e Sinjës”, kryengritësit e 49 çetave luftarake që morën pjesë në këtë kuvend zbritën në Fier, të cilin e çliruan nga forcat osmane. Nga zyra telegrafike e këtij qyteti ata njoftuan qytetet e Shqipërisë dhe Kryeministrin turk për vendimet e këtij memorandumi.

Gjithashtu ata autorizuan Hasan Prishtinën për t’i përfaqësuar në bisedimet me komisionin osman që tashmë kishin nisur në Prishtinë dhe për të vazhduar më pas në Shkup.

Nga nënshkrimet e pjesëmarrësve figurojnë edhe emrat e parisë së krahinës së Roskovecit, njerëz të shquar dhe me reputacion në popull. Të tillë ishin Hysni Toska nga Luari, komandanti i shquar i njërës prej çetave patriotike që luftonin për lirinë e Shqipërisë dhe më pas një personalitet i shquar i periudhës së konsolidimit të shtetit shqiptar. Pjesëmarrës të tjerë ishin edhe Dervish Mino Toro nga Kurjani, personi që në 18 shtator të vitit 1913 hapi shkollën e parë shqipe në Kurjan, apo Kodhel Toska nga Luari, si dhe Jani Nako dhe Kosta Prifti nga Marinza.

Më pas nga historia e Shqipërisë dihet zhvillimi i ngjarjeve të mëvonshme të kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912. E rëndësime për ne është “ndriçimi” i kontributit të përfaqësuesve të Roskovecit në këtë ngjarje madhore dhe me peshë pikërisht në fund të rilindjes sonë kombëtare./Ilir Gjika/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 