Shqipëri/ Brenda 3 muajve nis ndërtimi i portit turistik të Durrësit

E premte, 29 Mars, 2024

Themeluesi i “Emaar Properties” Mohamed Al Alabbar deklaroi sot se punimet për ndërtimin e portit turistik në Durrës mund të nisin për 2 ose 3 muaj maksimumi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Alabbar tha se gjatë punës po përmirësojnë vazhdimisht detaje dhe për këtë arsye kostoja fillestare e projektit që parashikohej në 2 miliardë dollarë ose euro mund të rritet.

Sipas Alabbar, porti turistik i Durrësit do të ofrojë mundësi argëtimi dhe do të ketë hapësirë për çdo kërkesë të klientëve.

Gjithashtu, drejtuesi i kompanisë “Emmar”, Mohamed Alabbar deklaroi se çmimet e rezidencave që do të ndërtohen në projektin e Portit të ri të Durrësit, do të përshtaten me nivelin e Shqipërisë.

Ai u shpreh se do të ketë një variacion të çmimeve dhe shtoi se shqiptarët do të mbeten të kënaqur me shërbimin.

“Ne jemi në Shqipëri ndaj dhe çmimet do të përshtaten me Shqipërinë. Do të ketë ndryshim mes atyre rezidencave apo hapësirave që shikojnë nga deti, apo nga marina dhe kjo varet edhe nga cilësia. Do të ketë një variacon të çmimeve, por gjithsesi duke qëndruar në nivelin e Shqipërisë. Shërbimi që ne do të ofrojmë, do të sjellë kënaqësi për shqiptarët. Ne do të mundohemi të qëndrojmë brenda nivelit të Shqipërisë për punën e çmimeve. Ne e kemi studiuar tregun për disa vite”, pohoi ai.

Alabbar theksoi se vetëm një pjesë e rezidencave do të shiten, ndërsa dyqanet do të jenë në pronësi të kompanisë, për të ruajtur cilësinë e shërbimeve.

Një ditë më parë u nënshkrua Memorandum i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.

Investimi prej 2 miliardë eurosh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.

Kjo marrëveshje e shumëpritur që u nënshkrua në Tiranë, vjen pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh teknike e negociatash jo të lehta.

Porti i ri turistik i Durrësit e ngre turizmin shqiptar në një nivel të ri, si dhe i përshtatet strategjisë së qeverisë për transportin detar, ku përfshihen shumë plane dhe investime për të përmirësuar infrastrukturën e porteve në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 