Deklarata e kompanisë Ryanair: Ka përfunduar epoka e biletave prej 10 eurosh

E enjte, 6 Tetor, 2022

Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore “Ryanair”, Michael O’Leary deklaroi se epoka e fluturimeve të lira ka përfunduar dhe se njerëzit duhet të përgatiten për çmime më të larta biletash për avionët.

Duke përmendur rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburanteve, O’Leary shton se tarifat mesatare të linjës ajrore do të rriten afërsisht me 50 euro gjatë 5 viteve të ardhshme. Megjithatë, ai është i sigurt se njerëzit do të vazhdojnë të udhëtojnë pavarësisht rritjes së kostove.

“Nuk ka dyshim se tarifat tona promocionale vërtet të lira, një euro, tarifat 0.99 euro, madje edhe tarifat 9.99 euro nuk do t’i shihni në vitet e ardhshme”, tha O’Leary.

Rritja e çmimit të karburantit që po ngre kostot e biletave të avionit, po rrit gjithashtu faturat e energjisë shtëpiake, duke reduktuar të ardhurat e njerëzve. Por shefi i linjës ajrore shprehet se pavarësisht kësaj, ai pret që klientët të kërkojnë opsione me kosto më të ulët në vend që të shkurtojnë fluturimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 