Shkrimtarja shqiptare Irma Kurti botohet në Filipine

E premte, 19 Prill, 2024

Krijimtaria e poetes dhe shkrimtares Irma Kurti kapërcen përsëri kufijtë e Italisë pas botimeve të librave me poezi “I dashur, ti nuk e di” dhe “Kujtimet ne vargje” përkatësisht në Kanada dhe në Kamerun. Këtë herë është një botim në prozë: “The last days of a city” (Ditët e fundit të një qyteti), i cili botohet në Filipine me logon e Shtëpisë botuese “Poetry Planet Book”. Kopertina e librit është e fotografit Biagio Fortini.

Kjo vepër e shkruar gjatë periudhës së mbylljes nga pandemia, e titulluar në italisht “Vite chiuse a chiave”(Jetë të mbyllura me çelës) u vlerësua si fituese në Konkursin “Letteratura” 2022, të shpallur nga Instituti Italian i Kulturës  në Napoli, në seksionin e romanit të pabotuar.

Në parathënien e shkruar nga Manuela Raciti veçojmë: “Në një Bergamo të shkretë, të shoqëruar nga vikatja e  pandërprerë e ambulancave, fillon historia e Evës. Ky qytet, simbol i vuajtjes dhe i forcës, do të jetë mjedisi perfekt për t’i dhënë jetë këtij romani. Me një stil delikat dhe, në të njëjtën kohë, të drejtpërdrejtë, shkrimtarja Irma Kurti na shpalos jetën e protagonistes, duke treguar të kaluarën – intensive dhe të rëndësishme – të Evës. Falë zhvendosjeve kohore mjeshtërore, si dhe zgjedhjes së një këndvështrimi të shumëfishtë, do të zbulohet lidhja e thellë e saj me nënën, raporti konfliktual midis protagonistes dhe të vëllait, brishtësia emocionale për arsye të mungesës së figurës së babait dhe përpjekja për të krijuar një familje.”

Irma Kurti ka botuar 25 libra në gjuhën shqipe, 17 në italisht dhe 9 në anglisht. Librat e saj janë botuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Itali, Rumani, Kosovë, Filipine dhe Kamerun.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 