SHBA/E hoqën nga puna për shkak të besimit,polici shqiptar hedh në gjygj shtetin

E premte, 9 Dhjetor, 2022

Një polic shqiptar me banim në Nju Jork ka hedhur në gjygj shtetin pasi e pushuan nga puna për shkak të besimit fetar.

Marjel Kola po jetonte ëndrrën amerikane. Pasi ndoqi kolegjin në Itali, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 22-vjeçare. Ai iu bashkua Departamentit të Policisë së Nju Jorkut në moshën 33-vjeçare. Ai dhe gruaja e tij kanë shtëpinë e tyre në periferi. Por ëndrra mori fund kur atij iu mohua një përjashtim nga vaksinimi i detyrueshëm për COVID-19.

Kola i përket Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë dhe feja e tij e ndalon atë të punojë në “Sabatin Biblik”, që është e premte në perëndim të diellit deri të shtunën në perëndim të diellit. Që në fillim, NYPD pranoi ‘detyrimin’ e tij fetar dhe shqiptari ua shpërbleu. Kola punoi si polic tranziti në Manhattan për katër vjet e gjysmë duke filluar nga viti 2018 dhe ishte “Polici i muajit” në qershor 2021.

Pasi ka jetuar në Shqipëri, Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kola flet rrjedhshëm tre gjuhë. Ai ishte i certifikuar nga NYPD në gjuhën shqipe dhe italiane, të cilat departamenti i përdori në favor të tij. Gjatë trazirave në verën e vitit 2020, të gjithë oficerëve të NYPD-së iu kërkua të punonin shtatë ditë në javë. Por Kola i tha shefit të tij se nuk ishte në gjendje ta bënte këtë gjë.

Kola i tha “The Epoch Times” se ai i tha togerit të tij: Unë e vendosa Perëndinë të parën, puna vjen e dyta. E kërkesa sërish iu plotësua.

Në mars 2020, Kola u infektua me COVID-19 dhe ishte pa punë për tre javë. Gjatë asaj periudhe, Kola – i cili është gjithashtu një vegjetarian – përdori ilaçe natyrale që përfshinin dush të nxehtë dhe të ftohtë dhe ngrënie të hudhrës. Kur vaksinimi kundër COVID-19 u bë i detyrueshëm, Kola nuk pranoi ta bënte.

“Unë besoj në Zot dhe kam besim te Zoti. Pse duhet të vendos diçka në trupin tim që nuk i besoj?,”- tha ai.

Kështu ai u pushua më 17 qershor dhe ngriti një padi menjëherë më pas. Kola nuk e ka idenë nëse do të jetë fitimtar kur të ketë ditën në gjyq.

“Është në dorën e sistemit të drejtësisë; është në dorën e Zotit,”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 