Bullgari/ Zjarret rrezikojnë të zhdukin Mandricën, fshatin 400 vjeçar shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë një pjesë të mirë të Europës kanë rrezikuar ditën e djeshme edhe fshatin shqiptar në Bullgari, Mandricë. Sipas mediave lokale është ende i paqartë shkaku i zjarrit ndërsa banorët hedhin poshtë mundësinë e një shkëndije elektrike sepse nuk kishte rrymë në të gjithë fshatin.

Zjarri ka djegur vetëm shtëpi të vjetra, të pabanuara, ndërsa gjithçka tjetër është shpëtuar.

“Ekuipazhet do të qëndrojnë në shërbim gjatë natës. Deri më tani situata është nën kontroll, për çka duhet t’i jemi shumë mirënjohës kompleksit në fshat, pasi zjarrfikësit po nxirrnin ujin nga pishina. Shumë vendas, vullnetarë nga Ivailovgrad dhe ekipi i Bukor Stepi ndihmuan gjatë gjithë kohës” thonë banorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.