Eqerem Çabej, albanologu dhe studiuesi i gjuhësisë shqiptare

E premte, 29 Mars, 2024

Eqerem Çabej ishte albanologu dhe studiuesi i shquar i gjuhësisë shqiptare, që sot shënon 114 vjetorin e lindjes.

Lindi me 6 gusht 1908 në Gjirokastër, ku mori edhe mësimet e para. Kreu gjimnazin në Klagenfurt (Austri) dhe ndoqi studimet e larta për gjuhësi krahasuese indoeuropiane dhe albanologji në Universitetin e Gracit e më pas në Universitetin e Vjenës, ku u diplomua si “Doktor në filozofi” (1933). Punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkolla të mesme në Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Tiranë.

Në vitet 1940 u dërgua në Romë ku punoi për atlasin gjuhësor shqiptar ndër Arbëreshët e Italisë. U kthye në atdhe në vitin 1944 dhe punoi në Institutin e Shkencave dhe qe ndër pedagogët e parë të Institutit të Lartë Pedagogjik Dyvjeçar. Me themelimin e UT rifilloi veprimtarinë mësimore si pedagog i lëndëve histori e gjuhës shqipe dhe fonetika historike e shqipes. Punoi në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë deri në fund të jetës. Vdiq në Romë.

Çabeji ka dhënë një kontribut shumë të madh për njohjen dhe studimin e botës arbëreshe, duke botuar një sërë veprash mbi këtë lëmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 