Sot nis Sunny Hill Festival/ Këtë vit zëri për libelaizimin e vizave me Kosovën

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Sot në mbrëmje nis në parkun e Gërmisë në Kosovë festivali muzikor “Sunny Hill Festival”. Iniciativa e këngëtares së njohur ndërkombtarisht Dua Lipa do të gjallërojë për katër mbrëmje rresht kryeqytetin e Kosovës, ndërsa në datat 26,27 28 gusht do të zhvendoset në Tiranë.

Të shumtë emrat e njohur të muzikës botërore që do të marrin pjesë në këtë edicion DJ Balvin, Diplo, Mahmood, Skepta, Aj tracey, DJ Regard, Burak Yeter etj.

Por skena e festivalit do të mirëpresë edhe emra të njohur të muzikës shqiptare si Elvan Gjata, Kida, Ghetto Geasy, Ledri Vula, Ylli Limani Dhurata Dora etj.

Dhe padyshim edhe vetë ajo, fenomeni Dua Lipa

Përtej argëtimit dhe muzikës së mirë që ky festival do të servirë në 4 ditët në Kosovë dhe tre në Shqipëri, do të shërbejë dhe si një platformë sensibilizimi. Duke pasur parasysh jehonën  madhe ndërkombëtare që festivali ka pasur për shkak të mikpritëses Dua Lipa këtë vit do të shërbejë edhe për lançimin e fushatës #setmefree për liberalizmin e vizave me Kosovën.

“Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u çliruar” shkruhet në faqen facebook të Sunny Hill./ DiasporaShqiptare/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.