Protestë për Jonadën/ Tirana në këmbë për 7 vjeçaren që humbi jetën në Himarë

E diel, 6 Korrik, 2025

Prej orës 19:00 para Ministrisë së Brendshme  Qytetarë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës kane nisur protestën e paralajmeruar nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Pjesëmarrja në protestë ka qenë e lartë, ndërsa qytetarë të shumtë kanë marrë edhe fjalën dhe kanë shprehur indinjatën në lidhje me tragjedinë e ndodhur.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku  vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Protestuesit para Ministrisë së Brendshme, kanë kerkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Pas ndezjes  së qirinjve në Ministrinë e Brendshme, protestuesit i janë drejtuar kryeministrisë, në shkallët e së cilës gjithashtu kanë ndezur qirinj.

Ballkanweb raporton se policia është kapur e papërgatitur nga kjo lëvizje e turmës, pasi ishte parashikuar që protesta do të mbyllej në pedonalen “Murat Toptani.

Pas Kryeministrisë protestuesit janë zhvendosur sërish drejt Presidencës ku kanë, kërkuar një qëndrim zyrtar edhe nga Presidenti i Republikës. Më pas ata kanë marshuar drejt institucionit të Drejtërisë së Policisë.

Qytetarëve i janë bashkuar edhe figura politike si Sali Berisha dhe Ilir Meta te cilët kanë dhënë edhe mesazhet e tyre në këtë protestë qytetare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.