Kanada/Donat Syla:Ju rrëfej komunitetin shqiptar që njoha si Konsull i Kosovës

E martë, 16 Gusht, 2022

Këto ditë, njëri ndër njerëzit kryesorë të hapjes së misionit diplomatik të Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka përfunduar mandatin e tij si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto. Një rrugëtim shumë ndryshe nga ai i një diplomati të zakonshëm. Syla në këto katër vite pa punuar shumë për ngritjen e dhe konsolidimin e shërbimeve konsullore të Kosovës në Kanada. Shërbime tepër të nevojshme për komunitetin më të ri të shqiptarëve të vendosur në Kanada. Për të bërë një bilanc të këtij katër vjeçare si dhe për tu njohur më shumë me punën e konsullatës dhe angazhimin në komunitet “Diaspora Shqiptare” zhvilloi një intervistë ekskluzive me të.

Keni shërbyer si konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, duke qenë edhe themelues i saj. A mund të na përshkruani hapat e parë?

Mund të them se ka qenë një eksperiencë me shumë vlerë në karrierën time si dhe besoj se është bërë një hap i madh në shtrirjen dhe fuqizimin e përfaqësive të Republikës së Kosovës nëpër botë. Marrë parasysh se Toronto, është një ndër katër metropolet më të mëdha në Amerikën Veriore, si dhe metropoli më i madh kanadez, prezenca e një përfaqësie të vendit tonë në këtë qytet ka qenë një domosdoshmëri dhe objektiv që tashmë është arritur.

Cilat, sipas jush, kanë qenë sfidat e një diplomati të ri, të një vendi të ri në një vend të largët, siç është Kanadaja?

Ky rrugëtim nuk ka qenë pa sfida, kryesisht të natyrës operacionale derisa jemi funksionalizuar tërësisht. Sot mund të them me përgjegjësi se Konsullata jonë e Përgjithshme zë vend meritor në mesin e konsullatave që janë në Toronto, falë aktiviteteve tona, ndërtimit të urave të bashkëpunimit, qoftë me autoritetet kanadeze në shumë sfera, po ashtu edhe me përfaqësitë e vendeve të tjera. Gjithsesi pa harruar as edhe shërbimet konsullore për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Kanada.

Keni qenë aktiv edhe në aktivitetet e komunitetit shqiptar në Ontario. Si e keni gjetur bashkësinë shqiptare të Kanadasë, dhe me çfarë përshtypjesh po ktheheni?

Duhet pasur parasysh se ne jemi komunitet i ri në Kanada. Flas për shumicën e shqiptarëve nga të gjitha viset që kryesisht kanë ardhur në Kanada pas viteve të 90’të. Ne kemi Diasporë të re në Kanada krahasuar me të tjerët. Pra jemi në konsolidim e sipër. Me këtë rast nuk mund të mos e përmend Shoqatën Shqiptare të Hamiltonit, ku edhe ju keni dhënë kontributin tuaj. Shembulli juaj i blerjes së objektit për aktivitetet e shoqatës është shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë. Pra kur ka vullnet, dëshirë, përkushtim e angazhim edhe objektivat mund të arrihen. Sa i përket raporteve të mia, edhe të misionit me komunitetin tonë në Ontario mund të them së kanë qenë të shkëlqyera. I jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë kontribuar në forma të ndryshme për fuqizimin e komunitetit tonë këtu, qoftë përmes bashkëpunimit me ne, apo edhe në iniciativa vetjake. Konsideroj se në të ardhmen kjo rrugë duhet të vazhdojë duke përkrahur iniciatiavat e njëri-tjetrit, si dhe duke krijuar miqësi të reja me komunitete me influencë nga të cilët do të përfitonin të gjithë.

Menjëherë keni filluar me shërbimet konsullore për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Kanada…

Duke e ditur se mungesa e shërbimeve po shkaktonte probleme të mëdha për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë këtu në Kanada, e kam parë të një rëndësie parësore që të përgatitet gjithë infrastruktura e nevojshme për të filluar me shërbime konsullore. Tashmë po bëhen pothuajse gati 4 vjet që prej se kemi filluar me këto shërbime të nevojshme dhe mund të them me kënaqësi se trendi i marrjes së shërbimeve konsullore është në rritje. Me këtë rast, shfrytëzoj rastin t’i beje thirrje të gjithë prindërve të rinj nga Kosova që të vijnë në zyrat tona dhe t’i regjistrojnë fëmijët e tyre, në mënyre që të njëjtit të jenë edhe shtetas të Republikës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Kanada, në mes shumë takimeve dhe konferencave, jeni takuar edhe me kryeministrin e Ontarios, Doug Ford dhe kryetarin e Torontos John Tory. Çfarë përshtypjesh ju ka lënë kjo përvojë në karrierën tuaj?

Po jam takuar disa herë me kryeministrin e Ontarios Doug Ford dhe me kryetarin e qytetit të Torontos John Tory. Mund të them se janë miq të dashur të komunitetit tonë dhe në disa raste më kanë dëshmuar përkrahje për aktivitetet tona që kemi realizuar në Toronto dhe gjetkë.

Çfarë mund të mësojmë shqiptarët nga Kanadaja?

Nuk duhet harruar se Kanadaja përfaqëson një ndër vendet me demokracinë më të avancuar në botë. E shqiptarët duke qenë pjesë e kësaj shoqërie si dhe duke u njësuar me vlerat e saj mund të kontribuojnë edhe në vendet tona, për të sjellë frymën dhe vlerat e njëjta. Po ashtu pa harruar asnjëherë se Kanadaja është ndër vendet më mike që kanë vendet tona, ndërsa ne duhet të japim shembullin e qytetarëve të ndershëm dhe të përkushtuar në shoqërinë kanadeze.

Cila është ngjarja më e rëndësishme që e keni përjetuar gjatë shërbimit në Kanada?

Është e vështirë të veçoj dhe përkufizoj përgjigjen tek vetëm një ngjarje. Por nëse më lejohet, mund të them se lista e të arrituarave është mjaft e gjatë por do të theksoja aktivitetet e fushës ekonomike të cilat kanë prodhuar rezultate konkrete, pastaj një segment me peshë i diplomacisë publike të misionit që kam udhëhequr është edhe orientimi ynë në promovimin e kulturës, traditës dhe historisë sonë, e cila sipas mendimit tim ka nevojë që të promovohet edhe më shumë e jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria. Miqtë tanë duhet të njohin më mirë historinë tonë, të vërtetën tonë, kulturën tonë, gjuhen tonë, shpirtin e kombit shqiptar. Mos të harrojmë që gjatë historisë sonë nuk kemi lënduar popujt tjerë, por kemi vuajtur shumë për të mbrojtur identitetin tonë autentik evropian. Këtë duhet ripërsëritur shumë tek miqtë tanë. E më së miri këtë mund ta bëjmë duke krijuar lidhje miqësie me miqtë tanë. Ata duhet të flasin për ne. Ata që e kuptojnë të vërtetën tonë dhe flasin për të vërtetën tonë. Kjo qasje valorizon edhe më shumë peshën e historisë sonë dhe marrjen e vendit meritor në mesin e kombeve evropiane. Këtë gjë jemi përpjekur ta arrijmë në fushën e diplomacisë kulturore. Kujtoj se aktivitetet tona përmes zërit të miqve tanë janë pasqyruar në mediat kryesore kanadeze si “Toronto Star” që është gazeta më e madhe në Kanada, paçka se jemi një mision i vogël i një vendi të vogël. Ndërkohë që kam pranuar edhe dy letra urimesh nga kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe shumë personalitete me peshë të jetës publike e politike kanadeze. Zëri i heroinës sonë, Vasfije Krasniqi Goodman, një viktimë e dhunës së regjimit kriminel të Serbisë është dëgjuar në Parlamnetin e Ontarios para miqve kanadez, etj, etj. Kujtojmë se Republika e Kosovës është një shtet me histori të re institucionale. Gjatë vitit 2019 në kuadër të panairit PDAC, ne si konsullatë kemi organizuar edhe një aktivitet në bashkëpunim me Canada Trade Link, me ç’rast kemi arritur të sigurojmë 20 biznese kanadeze që kanë shprehur dëshirën të vrojtojnë përshtatshmërinë e klimës për investime në vendin tonë. Një çështje tjetër që do ta theksoja janë takimet që konsullata i ka mundësuar ministrave dhe vartësve të tyre të resoreve gjegjës të vendit tonë me kompani të minierave kanadeze, që për nga reputacioni janë në rankimet më të larta në botë për nga cilësia dhe sasia e prodhimtarisë për shkak të ekspertizesë dhe profesionalizmit te tyre. Dy prej këtyre kompanive (Avrupa dhe Trevali) janë prezente në Kosovë. Mund të them që po ashtu edhe në industrinë ushqimore ky raport ndërmjet dy vendeve tona është intensifikuar. Gjë tjetër për të cilën mund të rikonfirmoj përciptazi, është edhe gadishmëria e Odës Ekonomike të Ontarios për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomikme të Kosovës. Misioni ynë, pra konsullata e disponon draft dokumentin të cilin ia ka ofruar edhe Odës sonë ekonomike. Për shkak të situatës me pandeminë COVID- 19 gjërat janë shtyrë në këtë drejtim dhe jemi në pritje të një delegacioni nga Kosova për t’i dhënë jetë kësaj marrëveshjeje. Kësisoj raporti ndërmjet dy vendeve tona në sferën ekonomike do të intensifikohej edhe më shumë.

Keni vlerësuar disa herë edhe personalitete të komunitetit shqiptar…

Në fillim të ardhjes sime në Toronto, komuniteti ynë në Kanada ka qenë mjaft i panjohur për mua. Mirëpo gradualisht kam filluar të bëj rrjetizimin dhe të krijoj lidhje me pjesëtarë të komunitetit. Me kohë kam kuptuar se në mesin e atyre që janë larguar nga atdheu për motive politike ishte edhe patrioti Hysen Prishtina. E kam parë të rëndësishme që të ndajë mirënjohje pas vdekjes për personalitetin e tij një mirënjohje në emër të konsullatës sonë, të cilën e kanë pranuar djemtë e tij tashmë në moshë Fatos dhe Fisnik Prishtina. Mirënjohje kam ndarë edhe për shoqatat aktive të komunitetit tonë me të cilat kam pasur bashkëpunim. Por, edhe për personalitete të tjera të cilët në forma të ndryshme kanë dhënë kontributin e tyre për kombin tonë.

Si erdhi tek bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë që krijuat me shërbimin diplomatik të Izraelit dhe me komunitetin hebre në Toronto ku keni bashkërenduar disa takime?

Komuniteti hebraik nëë Toronto dhe Kanada është komunitet me shumë influencë në jetën politike dhe publike. Nisur nga kjo premisë, si dhe mbështetur nga e kaluara jonë e lavdisë kombëtare që t’i dalim në ndihmë atyre gjatë periudhës së Holokaustit, kemi filluar gradualisht bashkëpunimin, e që sot mund të them se është në nivel që nuk ka qenë asnjëherë më parë. Hebrenjtë dhe Izraeli janë miq të shqiptarëve dhe na kanë përkrahur në periudhat më të vështira të kombit tonë po ashtu. Ne duhet të kultivojmë miqësinë me ata që na ndihmuan. Ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe tani e tutje dhe jo vetëm përfaqësive të shteteve tona, por edhe përmes bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet komunitetit tonë me komunitetin hebre përmes shoqatave dhe shumë rrugëve  të tjera.

Me çfarë përshtypjes po largoheni nga Toronto?

Toronto është qyteti më mbresëlënës në botë. Këtë përshtypje para se gjithash e kam krijuar nga njerëzit e këtij qyteti, nga kultura, edukata dhe organizmi i tyre, nga i cili besoj se kam mësuar shumë edhe personalisht. Vlerësoj në masë të madhe kujdesin e tyre ndaj natyrës, gjelbërimit, sikurse edhe varieten e ushqimeve të shëndetshme që ata konsumojnë në tryezat e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 