Një përzgjedhje fotografish mbi 100 vjeçare mundësuan kthimin në kohë, dhe sollën historitë e një komuniteti sa të vjetër aq dhe vital që prej më shumë se një shekulli. Kryetari i Bashkisë së Worcester Joe Petty, pasi përshëndeti aktivitetin, i dorëzoi Ambasadores Faber Çelësin e Qytetit, në shenjë mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar ndaj komunitetit shqiptar në Worcester.
Festimet kulmuan me një koncert madhështor të mbajtur në sheshin ‘Skënderbej’. Atmosfera festive dhe mijra vetë që mbushën sheshin, treguan dhe një herë që lidhja mes popujve tanë ka në themel një miqësi dhe dashuri të pa kushtëzuar.
Shqipëria mbetet gjithmonë mirënjohëse për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj popullit tonë.
https://www.youtube.com/watch?v=qOh8sx3hxCM
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.