Në Prishtinë u përuruan librat e dy autorëve shqiptarë nga Austria

E premte, 29 Mars, 2024

Tashmë, sa herë përmendet Vjena dhe kultura shqiptare, mendja te vete tek mësuesi, publicisti, tregimtari e veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare, z. Hazir Mehmeti, përcjellësi më besnik i të gjitha ngjarjeve kulturore të mërgimtarëve, pasqyrues i shumë të arriturave arsimore e shkencore në Austri e gjetkë si dhe gjurmues e hulumtues i historisë sonë në qendrat botërore…

Hazir Mehmeti u lind nё Beçiq tё Drenicёs mё 1952. Mësimet e  para i mori nё vendlindje, tё mesmet nё Normalen e Mitrovicës, ndërkaq ato universitare, drejtimi i biologjisë, nё Universitetin e Prishtinёs. Si kuadёr deficitar atёbotё, ende pa diplomuar zuri tё punonte me ditar. Ishte mёsimdhёnёs nё Drenas, pastaj nё Skenderaj dhe sё fundi nё Vushtrri. I brumosur me atdhetarizëm kurrsesi nuk pajtohej me pushtetarёt e kohёs zezonё. Gjithmonë përkrahu me zemër dhe ishte nё ballё tё sypatremburve qё kёrkonin atё qё na takonte-LIRINЁ. Dhe, sojzinjtё e vunё nё shenjestёr. E diferencuan si tё “papёrshtatshёm” pёr edukimin e brezave tё rinj, dhe vazhdimisht e “vizitonin” nё shtёpi dhe e thёrrisnin nё tё ashtuquajturat “biseda informative”, derisa njё ditё e detyruan ta marrё rrugёn e mёrgimtarit…

Mirёpo, as atje nuk qёndroi duarkryq. Me mish e me shpirt u vu nё shёrbim tё çёshtjes kombёtare. Vazhdoi mёsues i palodhur dhe i frytshëm nё Vjenё, veprimtar i palodhur nё fushёn e kulturёs e autor dhe i disa teksteve pёr fёmijё nё mёrgatё e i Abetares si dhe i shumë librave publictikë e letrar. Dallohet pёr pjesëmarrje aktive, me kumtesa e referate, nëpër seminare qё organizohen nё Austri dhe nё vende tё tjera, veçan nё ato pёr mёrgimtarёt. Ështё anёtar i Asociacionit Ndërkombëtar tё Gazetarёve dhe aktualisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Krijuesve Shqiptarë (LSHKSH)  “ALEKSANDËR MOISIU ”, në Austri.

Edhe pse në pension, puna e tij krijuese, veçan në fushën e publicistikës, nuk ka të ndalur. Këto ditë më erdhi dorëshkrimi i tij më i ri, përmbledhja me shkrime publicistike “Aktivitete letrare në Austri”, të cilën, si zakonisht, e lexova me ëndje dhe e parapëlqeva publikimin  për lexuesit kureshtarë, që mirëpresin çdo shkrim nga kjo penë e sprovuar.

Librin ”Aktivitete letrare në Austri”, autori ia përkushton vajzës së tij, tashmë në amshim, shkencëtares së papërsëritshme, krenarisë sonë kombëtare, Vlorë Mehmeti-Tërshani. Këtë pjesë e përplotësojnë edhe shkrime të tjera vlerësuese për shkencëtaren me renome botërore, ku shquhen vargjet antologjike të poetëve tanë të njohur Sylë Bajrami e Mentor Thaçi me titull emblematik “BIJA E DHEUT TË ATDHEUT”, nga po shkëpusim vargjet:

Mali i Qyqvicës me përkulje,

në lutje për bijën që i dha nder

Fusha e Drenicës, tufa lulesh

te varri i saj mbjellë çdo pranverë!

Në përkujtim të Dr. Vlorës,  Fondacioni Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, dega në Vjenë,  i ndan Mirënjohje me  Motivacion: “Për rezultate të shquara të rangut të lartë ndërkombëtar në fushën e hulumtimeve shkencore, për ndihmë shumë studiuesve nga gjithë bota dhe atyre shqiptarë, për ngritje të imazhit të femrës shqiptare, në veçanti, dhe shqiptarëve në rrethet shkencore ndërkombëtare.”

Librin ”Aktivitete letrare në Austri”, autori ia përkushton vajzës së tij, tashmë në amshim, shkencëtares së papërsëritshme, krenarisë sonë kombëtare, Vlorë Mehmeti-Tërshani, për të cilën janë shkruar vargje, janë hartuar këngë e janë ndarë Mirënjohje…

”Aktivitete letrare në Austri”, është një përmbledhje veprimtarish kulturore-letrare-artistike, që paraqet një tërësi të plotë kompozicionale e përmbajtjesore, organizuar në një shtrirje  kohore e hapësinore, me një shkëlqim të një mozaiku gjithëpërfshirës.

Ky material i bollshëm e i begatë, me një punë përkushtuese e të vullnetshme, është sistematizuar mjaft mirë në tre kapituj, të futur brenda një hyrjeje  sqaruese për Lidhjen, me ca mendime sintetizuese nga autorë e mendimtarë të shquar, njohës të mirë të asaj problematike e nga vetë autori si dhe nga një përfundim përmbledhës.

Dromca aktivitetesh letrare- është një kapitull mjaft interesant dhe i larmishëm, në të cilin janë përmbledhur artikuj të shumtë, që në aspekte shumëdimensionale pasqyrojnë aktivitete të ndryshme kulturore-letrare e artistike, si: përurime librash e revistash, orë letrare e përkujtimore, takime krijuesish, ekspozita, recitime, prezantime krijuesish nga mbarë trojet shqiptare, të cilët  qenë mysafirë në Vjenë, revista, shoqata, klube, e shkolla si dhe krijues në Vjenë e gjetiu.

Autori, sikur e ka ndjerë këtë si një obligim moral, profesional e kombëtar, ngase Vjena, si djep i kulturës evropiane, ishte dhe është qendër ku lanë e po lënë gjurmë shumë figura arti e shkence, shqiptarë ose me origjinë shqiptare, apo të tjerë që u morën me historinë, kulturën e gjuhësinë shqiptare.

Të gjitha këto ngjarje kulturore, që mbarështohen brenda faqeve të këtij libri, jepen në mënyrë panoramike e të përzgjedhura dhe kapin një periudhë kohore brenda viteve 2007-2018.

Kapitulli bazë i librit në shqyrtim mbetet “Themelimi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “ALEKSANDËR MOISIU” në  Austri”, që paraqet një konglomerat të shkëlqyer figurash letrarësh e personalitetesh krijuesish shqiptarë, të cilët  sot e gjithë ditën e mbajnë gjallë jetën kulturore atdhetare shqiptare në Austri e gjithandej në mërgatë.

Pas çlirimit të Kosovës dhe kthjellimit të Shqipërisë, u krijuan rrethana të volitshme për aktivitete të reja në mërgatë, që synonin ngritjen e imazhit dhe progresit.  Në maj të vitit 2011 nisi ideja për themelimin e një shoqate të krijuesve shqiptarë në Austri, e cila do të prezantonte  kulturën tonë përpara vendasve dhe të huajve në Austri si dhe do të mundësonte integrimin e etnitetit tonë në shoqërinë dhe shtetin ku jetojnë e veprojnë.

Nismëtar i kësaj ideje ishte poeti Anton Marku, ndërsa grupi themelues në përbërje Hazir Mehmeti, Besim Xhelili dhe Amir Januzaj vendosi që shoqata ta merr emrin e paraardhësit tonë, artistit të madh me famë botërore që jetoi pikërisht  në Vjenë, Aleksandër Moisiut. Nga 2 dhjetori i vitit 2011 Shoqata Kulturore „Aleksandër Moisiu“ është edhe e regjistruar pranë organeve përkatëse austriake. Më 14 janar 2012 Shoqata bëri promovimin e saj, u prezantua Kryesia dhe anëtarët e Shoqatës dhe publikut pjesëmarrës iu ofrua një program i pasur letrar.

Kjo Shoqatë për çdo ditë e më shumë po e dëshmon seriozitetin e saj, duke shpërfaqur suksesshëm gjëllimin e kulturës sonë në Austrinë mike dhe kudo në botë. Aktivitetet e saj nuk kanë të ndalur. Takime me krijues e përurime librash, orë letrare e manifestime kulturore, prezantime e portretizime shkrimtarësh, pritje e organizime, konkurse letrare e vlerësime. Për shumicën e tyre lexuesi mund të informohet gjatë leximit të kësaj përmbledhjeje, të punuar me përkushtim të jashtëzakonshëm e me një saktësi profesionale.

Kapitulli i tretë “Krijues-anëtarë të Lidhjes…”, është një lloj antologjie e vockël, ku janë paraqitur krijues e vepra të një rëndësie të veçantë për kulturën tonë në përgjithësi.

Dhe, e gjithë kjo punë do të dilte e zbehtë fare, po mos të shfrytëzoheshin edhe foto të ndryshme, të cilat autori Hazir Mehmeti i ka për zemër. Nëse gjithmonë është thënë: Një foto flet sa njëmijë fjalë, atëherë, del se libri “Aktivitete letrare në Austri”, paskësh vlerë të madhe, që vërtet ia vlen të lexohet.

Duke u bazuar në punën e derisotme të Hazir Mehmetit, në vlerat e librave të tjerë të publikuar e në dorëshkrim, në forcën e pashtershme krijuese prej intelektuali erudit, lirisht mund të përfundojmë, me shpresën që nga mendja e tij brilante do të dalin edhe libra të tjerë, të rëndësishëm për kulturën tonë, të lakmueshme edhe nga të tjerët.

Në përmbyllje, autorit i dëshirojmë shëndet e suksese të mëtejme në fushën e krijimtarisë e librit mirëpritje nga lexuesit dhe bibliotekat tona!/ Prointegra/

Nga Bedri Tahiri

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 