Nga SHBA në Akademinë e Shkencave, Fioralba Cakoni nga sot anëtare e akademisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sot në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u mbajt një ceremoni e shkurtër për dhënien e diplomës si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave prof. Fioralba Cakonit.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave, akad. Vasil S. Tole, zv. Kryetar, akad. Neki Frashëri, kryetar i Seksionit të shkencave natyrore dhe teknike dhe të ftuar të tjerë. Ishin të pranishëm gjithashtu prof. Eglantina Xhaja zv.dekane e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, prof. Fatmir Hoxha, kryetar i komisionit të matemtikës dhe informatikës pranë Akademisë së Shkencave dhe znj. Ermelinda Durmishi, drejtore e politikave të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Në sallë ishin të pranishëm edhe lektorët e shkollës ndërkombëtare verore të matematikës që po zhvillohet në Tiranë me mbësgtetjen e Akademisë së Shkencave, FSHN-së dhe CIMPA-s.
Ceremoninë e hapi akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave i cili paraqiti portretin e prof. Fioralba Cakonit si një matematikane e nivellit të lartë shkencor botëror. Më pas Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi i dorëzoi prof. Cakonit diplomën si anëtare e jashtme e Akademisë. Prof. Cakoni falënderoi Akademinë për nderin dhe mbështetjen e dhënë. Në fund të ceremonisë prof. Cakoni nënshkroi në faqen e saj në Librin e Artë të Albanologjisë.
Po kush është Fioralba Cakoni?
Fioralba Cakoni mban titullin profesor prej vitit 2010 dhe ka fituar gradën doktor i shkencave në matematikë prej vitit 1993 në Universitetin e Patras, Greqi.
Prej vitit 2015 ajo është anëtare e departamentit të matematikës në Rutgers University, SHBA, departament i cili renditet i 16-të në nivel botëror përsa i takon programeve matematike (https://sites.math.rutgers.edu/~fc292/).
Prof. Cakoni ka punuar në një sërë universitetesh prestigjioze dhe ka bashkëpunuar me disa të tillë përfshirë këtu Ecole Polytechnique në Francë.
Aktiviteti i saj shkencor është në nivelin më të lartë ndërkombëtar e renditet në fushën e saj si një ndër profesoret më të suksesshme, e klasit botëror. Këtë e dëshmojnë botimet e saj të cilat përfshijnë 117 publikime, me 1855 citime sipas Mathscinet; 4249 sipas Google scholar; ka 4 monografi; ka dhjetëra pjesëmarrje aktive mbresëlënëse në konferenca botërore, simpoziume, kolokuiume, komisione organizatore aktivitetesh të tilla, zgjedhja si anëtare bordeve editoriale në disa revista shkencore në fushën e saj.
Prof. Cakoni është vlerësuar nga Shoqata Amerikane e Matematikës me çmimin Simons Fellow in Mathematics – 2016 dhe pranuar në Fellow of American Mathematics Society – Class 2019.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.