Përfaqësuesshqipta dhe italianë pre dy ditësh jjanë ulur në Tiranë, në një tryezë të përbashkët në nivel teknik, për të diskutuar termat konkretë për hartimin e Marrëveshjes Kuadër, ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurimeve shoqërore, pas përpjekjeve disa vjeçare.
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë znj.Olta Manjani kryesoi delegacionin për palën shqiptare, ndërsa pala italiane u udhëhoq nga Koordinatori i Grupit Negociator, z. Tommaso Nannicini, senator i Senatit Italian.
Lexo edhe: Italia miraton fondin për pensionet e shqiptarëve
Të dy krerët e delegacioneve shprehën vullnetin e tyre, për të arritur një Marrëveshje Kuadër, e cila do të garantojë njohjen e ndërsjelltë të të drejtave në fushën e sigurimeve shoqërore. Në linjë kjo edhe me anagazhimet e të dy shteteve tona për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën ekonomike.
“Tashmë, jemi duke punuar për të bërë realitet një ëndërr të shumë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, në mënyrë që vitet e tyre të punës të njihen dhe të shpërblehen denjësisht” tha ndër të tjera në fjalën e saj znj. Manjani.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore z.Astrit Hado bëri një paraqitje të detajuar të skemave të detyrueshme të sigurimeve shoqërore shqiptare dhe theksoi se ky është një hap shumë i rëndësishëm për qytetarët e të dy vendeve tona.
Lexo edhe: Pensionet/ Italia nis punën, përcakton koordinatorin e grupit të punës
Diskutimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme 26 Korrik, në përfundim të së cilës palët do të nënshkruajnë edhe kuadrin që do të dakordësohet.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.