Shqipëria e Kosova bashkë, veteranët e futbollit nderojnë legjendën Fadil Vokrri

E hënë, 15 Gusht, 2022

Veteranët e futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë një ndeshje miqësore më 23 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. E kthyer tashmë një traditë mes dy vendeve tona, kjo vëllazërore do të organizohet në nder të ditëlindjes së 62-të të legjendës së futbollit të Kosovës dh eish- presidentit të FFK-së, të ndjerit Fadil Vokrri, teksa ndeshja do të nisë në ora 18:00.

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës kanë bërë të mundur këtë ndeshje, që do të shohë të zbresin në fushë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit në Shqipëri dhe Kosovë.

Në listën e lojtarëve kuqezi të ftuar për këtë ndeshje bien në sy emra të njohur të futbollit shqiptar, nga vitet 80’-të në vitet 2000’, të cilët kanë bërë histori edhe me Kombëtaren si: Altin Lala, Blendi Nallbani, Debatik Curri, Haxhi Ballgjini, Mërgim Mavraj, Altin Lala, Agustin Kola, Armend Dallku etj. Trajner i Shqipërisë në këtë sfidë simbolike do të jetë ish-futbollisti dhe ish-trajneri i njohur shqiptar, Sulejman Mema.

Kjo është sfida e dytë vëllazërore mes veteranëve të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa e para u luajt më 17 shkurt 2022 në Prishtinë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Lista emërore e ekipit kombëtar të veteranëve për vëllazëroren Kosovë – Shqipëri, 23 korrik 2022:

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 