Poetja shqiptare që jeton në Zvicër promovon librin e saj në Mitrovicë

E shtunë, 20 Prill, 2024

Poetja nga mitrovica Shuki Kurti- Musa që jeton dhe vepron në Zvicër është kthyer këto ditë në Kosovë, ku edhe ka promovuar librin e saj, vëllim me poezi “Poezia është Grua” në qytetin e saj të lindjes, Mitrovicë.  Nën patronatin e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, dhe e rrethuar nga dashamirë të fjalës së shkruar poetike, u mbajt një mega promovim dedikuar librit të saj “Poezia është grua”. Vlerësuar si libër i cili zhvesh poezinë nga çdo tabu e shpërthen duke zbuluar kristale të pa prekura deri më tani nga gruaja shqiptare, ai është botuar disa herë. Libri është i përkthyer edhe në gjuhën frenge, e që bartë me vete një sukses të bukur midis botës kulturore shqiptare në Zvicër.Në këtë event letrar u lexuan recensione të ndryshme për librin “Poezia është grua”, njëri ndër ta është ai i shkrimtarit Arbër Ahmetaj. “Në librin që keni në duar gjenden së bashku gruaja dhe poezia! Gruaja poete është dyfish grua, poezia i ngjan si dy pika uji! Të lidhesh me poezinë që në rini e të presësh per botimin e librit 20 vjet tregon pjekuri e respekt për artin e të shkruarit! Udha e artistit është e gjatë, e vështirë! Libri i parë apo i fundit është më i mirë? Shuki s’ka asnjë druajtje sot me librin e saj! I kam lexuar që në dorëshkrim, me përvojat e mia letrare i kam sygjeruar ndryshime, përzgjedhje! Libri është frut i një pune e durimi të madh! Ja sepse ky libër është i bukur! Ka brenda tij poezi që ke dëshirë t’i lexosh, t’i mësosh përmendësh! “Poezia është Grua” është një libër që e prezanton me shumë dinjitet autoren, duke i dhënë lexuesit kënaqësi leximi e jo rrallë edhe shansin për të reflektuar!
Në një postim në profilin e saj në Facebook, pas promovimit të librit, Shuki shkruan: “Libri me poezi më dha mundësinë të takoja miq të vjetër e njohje të reja. Më ritregoi se atdheu e vendlindja jane të shenjta.”. Ajo ka falënderuar “dashamirësisht organeve kompetente për Kulturë, Rini dhe Spor në Mitrovicë në mbështetje të krijimtarisë së saj si dhe miqve Xhaferit, Valdetes, Ganiut, Sabitit, Arbërit, Ajselit, Fisnikut, Asllanit, Hysenit, Fadilit, Elmedines, Dafinës, Bujarit, Emires, Gëzimit, Uranit, Albertit, Edones e Ajasit, mikut të ri gitarist e të gjithë punëtorëve të teatrit “Muharrem Qena” për ndihmën e tyre që mbrëmja letrare për librin tim “Poezia është grua”, të ishte aq e mirë!Mirënjohja ime shkon edhe për botuesin tim Rlbooks me Dritan Kiçin, Erih Ahmetaj për përkthimin në gjuhën frënge e Ornela Musabelliu për kujdesin gjuhësor”.
Gjatë debatit dhe përgjigjeve të saj para lexuesve poetja premton të vij me një variant tjetër letrar, atë të prozës!
Më poshtë po e sjellim një nga poezitë e saj që është vlerësuar lartë e recituar në mbëmjen letrare. Ajo është poezia “Herakliti në zjarr”:

Të gjithë u larguan nga ty,

unë të shtrihem pranë,

ashtu si krejt qenia ime,

edhe lëkura ta ndiejë këtë zjarr.

Pa fjalë kam ngelur, pa zë,

por me gjuhën e trupit të flas,

siç filozofi i foli botës,

për zjarrin që kthehet në gjithçka.

Digjmë, piromani im,

dua të më përvëlosh si llavë,

se trup e shpirt të përkas ty,

Herakliti im i gjallë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 