Në Itali, çdo person që ka të ardhura nga punë e pavarur, apo e varur, pavarësisht kombësisë së tij, ka detyrimin ligjor të deklarimit të përvitshëm të të ardhurave. E si çdo vit, kjo e tanishmja është koha e përpilimit dhe e paraqitjes së deklaratës së të ardhurave.
Në vijim disa informacione të dobishme rreth kësaj deklarate: çfarë është konkretisht, kush duhet ta paraqesë, afati dhe mënyrat e dorëzimit.
Deklarata e të ardhurave
Deklarata e të ardhurave është një dokument fiskal që i duhet dorëzuar çdo vit Agjencisë së Tatim-Taksave (Agenzia delle Entrate). Përmes saj qytetarët deklarojnë të ardhurat e fituara gjatë vitit pararendës. Në bazë të të ardhurave vjetore të deklaruara përllogaritet përqindja e caktuar nga ligji për tatimet. Sa më i madh është fitimi i dikujt, aq më e madhe është përqindja e shuma që personi i detyrohet shtetit.
Praktikisht në këtë deklaratë duhet të shënohen të gjitha të ardhurat e fituara gjatë vitit pararendës e më pas të dërgohet duke përdorur formularë të veçantë që ndryshojnë sipas kategorisë së subjekteve (730, modeli Redditi).
Modeli 730 duhet të përdoret nga persona që gjatë vitit pararendës kanë pasur të ardhura nga punësimi ose pensioni dhe nga persona që kanë përfituar nga Fondi i Integrimit ose Lëvizshmërisë, ndërsa titullarët e një “Partita IVA” dhe ata që nuk kanë banuar në Itali gjatë vitit pararendës duhet të përpilojnë modelin e quajtur Redditi PF. Gjithsesi, për të kuptuar tipin e modelit që duhet përdorur mund të kërkohet ndihma e subjekteve të autorizuara për përpilimin e paraqitjen e deklaratave (Caf – qendrat e asistencës tatimore, këshilltarët tatimorë).
Duhet mbajtur parasysh që me deklaratën e të ardhurave mund të kërkohen edhe një sërë zbritjesh nga shuma vjetore e fituar që tatohet apo nga taksat (të ashtuquajturat “deduzioni” e “detrazioni”) të parashikuara nga ligji në fuqi për situata e shpenzime të caktuara, si për shembull:
– kur taksapaguesi paguan një pension integrues;
– kur taksapaguesi ka të afërm në ngarkim, si për shembull bashkëshortin/en ose fëmijë të mitur;
– për shpenzimet për shkollimin e fëmijëve.
– për shpenzimet për blerjen e barnave mjekësore ose për vizitave mjekësore;
– për shpenzimet e qirasë së shtëpisë;
– për interesat e kredisë së shtëpisë;
– për shpenzime për rregullime të shtëpisë.
E nëse, në bazë të zbritjeve të ndryshme, taksapaguesit i takon të ketë mbrapsht një shumë të caktuar, ai do ta ketë atë me rrogën /pensionin e një prej muajve që pasojnë paraqitjen e deklaratës.
Kush nuk e ka detyrim të paraqesë deklaratën e të ardhurave?
Ka qytetarë që nuk janë të detyruar të dorëzojnë deklaratën të ardhurave në raste të veçanta, të cilat mund të verifikohen me ndihmën e profesionistëve të kualifikuar.
Është fjala për raste të parashikuara shprehimisht, ku përfshihen, për shembull, individë me të ardhura nga punësimi i varur (gjatë vitit pararendës) jo më të larta se 8000 euro.
Kujdes: për personat që e kanë detyrim, por nuk paraqesin deklaratën e të ardhurave, parashikohen sanksione administrative. Në disa raste, kur të ardhurat e fituara gjatë vitit të referimit janë shumë të larta, mbi një kufi të vendosur nga ligji (rreth 60 mijë euro), mosdeklarimi i të ardhurave përbën vepër penale të ndëshkueshme me heqje lirie.
Afatet e dorëzimit të deklaratës: 30 shtator për 730, deri më 30 nëntor për Redditi PF
Modeli 730 mund të dorëzohet deri më 30 shtator, me ndihmën e subjekteve të autorizuara apo edhe personalisht përmes procedurës online të disponueshme në faqen e internetit të Agjencisë së Tatim-Taksave.
Modeli Redditi PF (Persona Fizikë) ka një afat deri më 30 nëntor. Edhe ky mund të transmetohet në të dyja mënyrat.
Parashikohet një dispozitë e veçantë për subjektet me banim jashtë vendit, të cilët, nëse nuk kanë mundësi t’i transmetojnë në mënyrë elektronike, mund t’i dërgojnë formularët përkatës në Agjencinë e Tatim-Taksave me postë të porositur.
Ria Money Transfer
Ria Money Transfer është një shoqëri e specializuar në transferimin ndërkombëtar të parave, e pranishme në mbi 160 vende të botës më një rrjet prej rreth 507.000 pikash.
Gjithmonë pranë nevojave të të huajve, Ria ofron një shërbim me tarifa gjithmonë favorizuese dhe kurse këmbimi të shkëlqyera; falë saj mund të dërgohen para ku ia vlen më shumë, në mënyrë të shpejtë, ekonomike dhe të sigurt nga një prej pikave të shumta të markës Ria ose nga një agjent i autorizuar.
Për më tepër, klientët e rinj, falë kodit promocional SENDEASY, do të kenë 50% zbritje të tarifës për dërgesën e parë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.