Këngëtarja e njohur Rita Ora do mbajë një koncert në Shqipëri në 6 shtator. Lajmin e ka konfirmuar Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, e cila ka postuar në rrjetet sociale edhe datën e saktë.
Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’.
Herën e fundit që Rita ka performuar në kryeqytet ka qenë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që përkon me vitin 2012. Këngëtarja bukuroshe sapo kishte publikuar hitin e saj R.I.P që i dha famë ndërkombëtare dhe pak më vonë e performoi këtë këngë edhe në Tiranë duke emocionuar publikun. Ndërkohë hera e fundit që ajo ka qenë në Kosovë ishte në 2018 kur mbajti një koncert në Ditën e Pavarësisë.
Rita e ka dëshmuar shpeshherë se është krenare për originën e saj. Jo vetëm përmes promovimit që i bën në rrjetet sociale por edhe duke ndihmuar njerëzit në nevojë në Kosovë e Shqipëri. Ajo është shumë e lidhur me vendin e saj, kulturën dhe artin.
Kujtojmë se në vitin 2012 ajo ka xhiruar në Kosovë këngën që Rita publikoi për t’i treguar të gjithë botës origjinën e saj. E po ashtu, në EP e saj të fundit të publikuar në 2021, Rita u shfaq e veshur me veshje me motive kombëtare të stiluara nga Valdrin Sahiti.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.