Komuniteti Shqiptar i Selanikut mbylli fushatën e 7-të të dhurimit të gjakut

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti Shqiptar i Selanikut mbylli me sukses fushatën e 7-të të dhurimit të gjakut për Bankën e Gjakut të KSHS. Nën moton  “Shpëtoj Jetë – e kam në Gjak” (Σώζω Zωή – το’χω στο Αίμα μου) dhjetra qytetarë dhuruan gjak në pavionin e Gjakut të Spitalit Universitar ΑΧΕΠΑ të Selanikut, që u hap posaçërisht për Komunitetin shqiptar të shtunën dhe të dielën 16 dhe 17 korrik 2022.

“Dhjetra anëtare të Komunitetit tonë, por edhe qytetarë grekë, iu përgjigjën thirrjes sonë duke shprehur ndërgjegjen e lartë të tyre për dashurinë ndaj njeriut, si edhe duke u bërë një shembull fisnik i solidaritetit midis njerëzve.

Mirënjohje të lartë për gjithë dhuruesit, edhe për ata që punuan për kryerjen me sukses të fushatës së 7-të të dhurimit të gjakut për Bankën e Gjakut të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, Luan Zyka, Manushaqe Ballhysa, Rafail Lipi, Anila Tershana, Perikli Dumo, Valentina Marra, Elona Duma, Lindita Prendi (Zefi), Katerina Papakristu, Jani Kalemidi, Saimir Ibrahimi, Simon Pepa, Artan Saliu, Agostin Gjoni, Flora Çoku, Ylli Cani, Kosta Kristidhi, Qemal Hixha, Dritan Çela, Besnik Arapi etj.

Bëjmë me dije se, të gjithë dhuruesit e gjakut të Bankës së Gjakut të Komunitetit Shqiptar të Selanikut do të pajisen me Librezën e Dhuruesit të Gjakut, me të cilën do kenë të drejtë të marrin gjak falas, në rast nevoje, nga të gjithë institucionet shëndetësore të shtetit Grek” thuhet në njoftimin e komunitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.