Kongresi amerikan miraton një rezolutë për rastin e vëllezërve Bytyqi

E hënë, 6 Maj, 2024

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka miratuar një rezolutë lidhur me rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit,  Mirati ka ardhur një javë pasi ambasada amerikane në Beograd, i bëri thirrje Serbisë që të zbardhë vrasjen dhe të mbajë përgjegjës autorët e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi.

Tre vëllezërit shtetas amerikanë, në vitin 1999 lanë Amerikën për tu bërë pjesë e luftës për Lirinë e Kosovës. Ata udhëtuan nga SHBA së bashku me shumë shqiptaro amerikanë të tjerë të organizuar nën emrin Batalioni i Atlantikut për tu bërë pjesë e UCK-së.

rezolutë kërkohet që autoritetet e Serbisë të nxjerrin sa më parë  para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

“Qeveria e Serbisë dhe ministritë dhe zyrat e saj përkatëse, duke përfshirë edhe Prokurorinë Serbe për Krimet e Luftës, duhet ta bëjnë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale sa më shpejt të jetë e mundur të zyrtarëve aktualë ose ish-zyrtarë që besohet se janë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte”, thuhet në rezolutë.

“Progresi në zgjidhjen e këtij rasti apo anasjelltas, duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë”, thuhet më tutje në rezolutë.

Rezoluta kujton edhe premtimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se vrasësit e vëllezërve me shtetësi amerikane do të nxirren para drejtësisë.

Në rezolutë thuhet se autoritetet serbe, ndonëse e kanë hetuar rastin, nuk i kanë akuzuar asnjëherë personat që ishin pjesë e zinxhirit komandues të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me këtë krim, duke përfshirë ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Vllajko Stojilkoviq, ndihmës ministrin dhe shefin e Departamentit të Sigurisë Publike, Vlastimir Gjordjeviq dhe komandantin e kampit të stërvitjes operacionale të policisë, Goran Radosavljeviq – Guri.

Tre vëllezërit Bytyqi ishin arrestuar në korrik të vitit 1999, pas mbarimit të luftës së në Kosovë, sepse e kishin kaluar gabimisht kufirin dhe kishin hyrë në territorin e Serbisë. Pas vuajtjes së dënimit për kundravajtje,  ata ishin marrë nga një njësi e policisë speciale dhe ishin ekzekutuar nga afësia. Trupat e tyre janë gjetur në një varrezë masive, në poligonin e stërvitje të policisë speciale në Petrovo Selo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 