Diaspora, një shans që nuk duhet(j) humbur në zhvillimin ekonomik të vendit

E martë, 23 Prill, 2024

Historia mbi 30 vjeçare e emigrimit të shqiptarëve nëpër botë ka pasur pasoja negative në vend, si dhe për çdo vend që preket masivisht nga fenomeni i migrimit, dhe humbja e potencialit intelektual dhe profesional të çdo individi të emigruar vështirë se mund të rekuperohet.

E megjithatë diçka mund të rekuperohet nga kjo humbje në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë dhe thelbi i angazhimit të Diasporës mbetet(j) tek “njohja e dy botëve”, element që i avantazhon ndaj investitorëve të tjerë ndërkombëtar.

Diaspora Shqiptare e kudo gjendur, tashmë duket e mirë integruar në sisteme ekonomiko-sociale më të avancuar dhe funksionalë ku rastet e arritjes së suksesit janë të pafundme brenda dimensioneve të një teme. Do të duhej një bibliotekë e tërë për të paraqitur sukseset dhe vështirësitë e tyre në arritjen e këtij suksesi, por nuk po ndalemi këtu sepse ata nuk kërkojnë lavdërime edhe pse të merituara, ata janë të thjeshtë dhe modestë, këmbëngulës dhe racionalë, të ditur dhe të respektueshëm. Ata kanë akumuluar vlerë bazuar tek puna e tyre dhe kanë zhvilluar aftësitë e tyre sipërmarrëse dhe riskpranuese bazuar tek përvoja në vendet ku jetojnë, kanë sakrifikuar për të gëzuar respektin e shoqërisë duke promovuar vlera të shëndosha morale dhe etike të një shoqërie të zhvilluar.

Lista e përfitimeve të mundshme nga angazhimi i diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë mund të jetë më e gjatë, por le të përmendim disa elementë të prekshëm dhe të matshëm në aspektin ekonomik.

Përfitimet e pritshme do të ishin importimi i njohurive dhe metodave efektive të të bërit biznes nga vendet e zhvilluara ku ata jetojnë me dëshirën për të kontribuar në vendin ku janë rritur dhe nostalgjinë që natyrshëm shoqëron çdo njeri. Përfitime të tjera janë rritje e punësimit, zhvillim dhe diversifikim të metodave të prodhimit duke realizuar një proces të përshpejtuar konvergjence drejt standardeve ndërkombëtare, rritje e produktivitetit, etj. Për më tepër, dhe po aq të rëndësishme sa dhe të sipërpërmendurat, diaspora mund të shërbejë si një kanal efektiv i diplomacisë ekonomike në gjetjen e tregjeve të reja duke shërbyer në përforcimin e avantazheve krahasuese të vendit dhe rritjen e konkurueshmërisë në tregjet ndërkombëtare dhe promovimin e vlerave dhe traditës, shumë të rëndësishme për një komb.

Ndërkombëtarizimi i biznesit dhe metodat novative janë të përfshira edhe në Axhendën e Kombeve të Bashkuara për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2015-2030, prioritete që po përshpejtohen në adresimin e strategjive kombëtare të shumë vendeve si rezultat i ringritjes ekonomike pas krizës Covid 19.

Po cila është situata aktuale e politikave publike në angazhimin e Diasporës në aktivitetin ekonomik të vendit, a kemi arritur të shfrytëzojmë elementin e “njohjes se dy botëve” dhe dëshirës për të dhënë një kontribut pozitiv në vendin e tyre të origjinës?

Në vitin 2018 Qeveria ndërmori nisma për këtë qëllim. Parlamenti, me propozim të Këshillit të Ministrave, miratoi Ligjin Nr. 16/2018 Për Diasporën, i cili në nenin 3 liston të paktën Tetë institucione përgjegjëse për marrëdhënie me diasporën, më i rëndësishmi ndër to, Ministri përgjegjës për Diasporën me qëllimin kryesor prioritizimi i biznesit dhe profesionistëve me origjinë Shqiptare në aktivitetin ekonomik të vendit. Kjo ministri në mandatin e tretë qeverisës 2021-2025 nuk ekziston më.

U nis puna në ndërtimin e regjistrit të biznesit dhe profesionistëve të diasporës por platforma e ndërtuar me këtë qëllim nuk duket efektive dhe informacioni i ofruar është ekstremisht sfidues nëse duhet marr në konsideratë arritja e qëllimit të sipërpërmendur.

Në Ministrinë e Jashtme diplomacia ekonomike u promovua si një funksion institucional me anë të detyrave specifike që mori zv.Ministri i emëruar në vitin 2017 i cili duhej të shfrytëzonte diasporën në këtë mision ambicioz, duke treguar se diplomacia ekonomike e ambasadorëve nuk ishte e mjaftueshme ti përgjigjej kërkesave të zhvillimit ekonomik të vendit.

Vetë Kryeministi Rama ka realizuar disa takime me diasporën për shprehur vizionin e tij në kontributin e vyer të diasporës në vend por shumë pak ka ndryshuar gjatë kësaj periudhe. Rezultatet janë të pakta dhe aspak inkurajuese. E nëse krahasohemi me Kosovën duket se jemi ende shumë larg me më të ngjashmin tonë.

Mesa duket nuk arrijmë të shfrytëzojmë kapacitetet potenciale të diasporës por vetëm i “furnizojmë” ata me largime të reja të trurit dhe forcave të punës.

Parimi “njohjes së dy botëve” nuk po tregohet përfaqësues për diasporën. Me siguri që ata njohin mirë botën e tyre të përditshme përtej kufijve sepse ajo botë nuk të shpërblen falas dhe suksesi vjen duke punuar bazuar tek meritokracia dhe dëshira e vullneti për të qenë novator dhe rikspranues në çdo kohë e rrethanë. Bota tjetër, ndoshta e humbur në kohë, midis nostalgjisë për vendin ku je rritur pakuptueshmërisë së rrethanave aktuale ku diku shprehet vullneti politik por gjërat nuk ecin edhe pse politika është aktori kryesor, duket një botë gjysmake ose iluzionare, të cilën e kërkojnë por janë gjithmonë në një udhëtim pa fund.

Nga Nestor Dede – Rrjeti Bizneseve Shqiptare Greqi

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 