Albawings bashkëpunim me kompaninë italiane Neos, nis fluturimet drejt New York

E premte, 26 Prill, 2024

Në partneritet me Neos, kompaninë e dytë ajrore italiane, pjesë e grupit më të madh turistik italian “AlpitourWorld”, Albawings ka nisur fluturimet nga Tirana për në New York. Nëpërmjet një tranziti në Milano, qyteti që nuk fle kurrë, tani ka një portë të re për pasagjerët e këtij itinerari.

Duke përmbushur misionin e saj për të ofruar lehtësi dhe udhëtime të përballueshme për sa më shumë udhëtarë, kompania ajrore Albawings ka shtuar një partner të ri, një destinacion të ri nga Tirana dhe një shërbim të ri cilësor, për pasagjerët besnikë, por edhe për pasagjerët e rinj që do të shtohen.

Ndërkohë që vizat amerikane për qëllime turistike apo biznesi, nga afati i mëparshëm 3 vjeçar, prej këtij viti kanë filluar të kenë një afat 10 vjeçar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po bëhen “Europa e re” për qytetarët shqiptarë. Lehtësimet e procedurave dhe krijimi i më shumë mundësive për më shumë individë, lejon që bashkë me kërkesën, të shtohen edhe alternativat për më shumë fluturime drejt këtij destinacioni.  Shqipëria është një nga pikat me potencial të lartë trafiku me Italinë, duke patur një mundësi të madhe për fluturimet Tiranë – New York.

Për këtë qëllim, kompania ajrore shqiptare Albawings Airline ka nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me kompaninë italiane të fluturimeve Neos, për dy nga katër fluturimet e saj javore Tiranë-Milano Malpensa-Tiranë, ku do të kryhet dhe tranziti për në destinacionin final, John F. Kennedy International Airport në USA. Ky destinacion do të funksionojë çdo të enjte dhe të dielë me nisjet nga Tirana dhe çdo të hënë dhe të premte, në drejtimin e kundërt. Duke filluar nga data 1 gusht, frekuencat do të bëhen 3 herë në javë, me nisje çdo të hënë, të enjte dhe të shtunë.

Kjo marrëveshje, shënon një hap shumë të rëndësishëm, pasi është kodi i parë i Neos për linjën Milano-New York i cili ndahet, për të gjeneruar një potencial të ri pasagjerësh.  Në një botë të hapur, ku asgjë s’është më e pamundur, kompania Albawings krijon gjurmë duke filluar për herë të parë këtë linjë fluturimesh, si një sfidë e rëndësishme në historinë e aktivitetit të saj.

Me check-in nga Tirana, tranzit të shkurtër në aeroportin Milano Malpensa dhe shërbime lehtësuese me transportin e bagazheve, tashmë, dy kontinentet janë edhe më pranë.

Të dyja kompanitë janë entuziaste dhe shpresëplotë se ky është vetëm fillimi i një partneriteti të gjatë, mbi të cilin do të ndërtohet në vazhdimësi një ofertë më e gjerë turistike për tregun shqiptar dhe destinacione të tjera të largëta do të jenë lehtësisht të arritshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 