“Ty me t’dasht”, një buqetë këngësh me aromë Shkodre në Zvicër

E hënë, 15 Gusht, 2022

E kam të vështirë të gjej fjalët e duhura pasi që në këtë shkrim duhet të përmbledh punën kolosale të bërë me aq dashni nga Gentjana për albumin e saj të parë.

U deshën vite që kjo punë e bukur të finalizohej edhe të jetë tashmë në duart e artdashësit Shkodran, e jo vetëm… Ajo çka është e sigurtë është se ky album përmban art të një cilësie “24 karat”!!!

Melosi shkodran është ruajtur i paprekur nga tendencat e modernizimit të tepruar, edhe është percjellë me kujdes në këngët e bukura edhe krejt origjinale, që ky album përmban.

E ka titulluar, “Ty me t’dasht”  jo vetëm sepse kështu titullohet një nga këngët e albumit, por se titulli fsheh në vetëvete edhe shumë kuptime të tjera, që lidhen ngushtë me artisten.

Në këndvështrimin tim “Ty me t’dasht”, Gentjana i thotë sëpari këngës, së cilës i ka dedikuar shumë nga jeta e saj. Edhe që padiskutueshëm është pasioni i saj më i madh.

“Ty me t’dasht” i thotë Shkodrës, djepit të kulturës që e rriti edhe e formoj me dashninë e të bukurës, estetikës, artit… E që aq shumë i mungon….

“Ty me t’dasht”,  Gentjana i thotë edhe vendit ku jeton e punon prej vitesh edhe ku është rritur e formuar edhe artistikisht.

Ky tog i bukur fjalësh i referohet edhe dy prindërve të saj të mrekullueshem, nga të cilët u largua në moshë shumë të re.

Sëfundmi “Ty me t’dasht”, ajo ia dedikon njeriut me të cilin ka ndarë vitet më të bukura të jetës, bashkëshortit të shtrenjtë,  i cili e ka përkrahur gjithmonë në  rrugëtimin e jetës.

Një buqetë këngësh me aromë Shkodre është ky album i cili vjen erë drandofilesh e zambakësh  nga bahçet shkodrane edhe qëndron në piedestalin e artit të vërtetë shumë hijerëndë.

Nuk përzihet kurrësesi me komercialitetin e momentit edhe ashtu paster tingëllon bukur në çdo këngë që është pjesë e këtij albumi.

Emra të mëdhenj të muzikës Shqiptare, kompozitorë edhe orkestrues, por edhe tektshkrues të njohur i kanë dhënë këtij albumi vlera të plota e të patjetërsueshme.

“Shkodrës” titullohet kënga e parë e albumit, ajo që të uron një mirëseardhje në këtë qytet plot traditë. Shpesh i kanë kënduar qytetit të andrrës, por e veçantë mbetet kjo këngë e Muzikantes edhe Pedagoges Eriona Rushiti.

Pas përkëdheljes që ofron kjo këngë e re, realizuar enkas për këtë album, zemrën ta ngroh “Margjelo” e Kolosit të muzikës Shqiptare Prenke Jakova. Gentjana jo pa qëllim zgjodhi që këngët e reja të saj të  alternohen me këngët e vjetra të muzikës Shkodrane. Kjo “Margjelo”, e orkestruar nga Muzikanti edhe Pedagogu Enis Mullaj  vjen krejt natyrshëm përmes zërit të bukur të Gentës, e cila shpalos veç të tjerash me “Margjelon” edhe vlerat e vokalit te saj …

“Ty me t’dasht” titullohet dueti që Gentjana Tafili sjell sëbashku me artistin e mirënjohur Leonard Guga. Me muziken e bukur plot romanticitet të Mjeshtrit të madh, Kompozitorit Zef Çoba dhe tekst të Mjeshtrit të madh Ramazan Çeka, kjo këngë ka premisa të mira për tu kthyer në një hit të bukur dashurie, plot ndjenjë e emocion.

Ashtu siç lulet rrinë bukur në një buqetë edhe këngët e ketij albumi ndërthuren bukur me njëra tjetrën .

“Pranvera filloi me ardhe” , “S’ka ma t’bukur se pranvera”,  “Luleborë”, “Tash sa ditë e mot”,  “Sot ka çilun o pranvera” ,  janë të gjitha këngë qytetare shkodrane të cilat janë përcjellë nga brezi në brez në këtë qytet, ku njerëzit kanë kënduar e defryer gjithmonë.

Por jo vetëm nostalgji, edhe një rikthim në kohë i perlave të muzikës tonë, por edhe shumë këngë të reja të cilat janë bërë enkas për këtë album. Janë këngë të cilat i këndojnë shumë çkaje në një mënyrë krejt të thjeshtë e shumë  origjinale. “Liqeni andrrimtar” është një nga këto krijime të bukura. Si bashkëpunim mes dy Mjeshtrave të mëdhenj, Kompozitorit Zef Çoba edhe tektshkruesit Ramazan Çeka, kënga sjell një dozë të madhe malli të atyre që janë mërguar larg… E ashtu si një pulëbardhë që ulet mbi liqen, edhe notat e bukura të Profesor Zefit lidhen natyrshëm me zërin e Gentjanës qe i këndon plot mall liqenit të qytetit të saj …

Në këtë album me bashkëpunëtorin edhe mikun e saj në Zvicër, Muzikantin Rafael Lishi, Gentjana sjell një tjetër këngë të re .

“Më thuaj kur do vish” mban tekstin e Mjeshtrit të letrave shqipe Shkrimtarit të mirënjohur Agim Doçi .

Mes ritmeve të bukura e notave plot jetë, në këtë përmbledhje muzikore zë një vend të veçantë edhe dashuria. “Kam harru” titullohet balada e bukur e dashurisë që ka sot qindra e mija klikime në internet. Me tekst edhe muzikë nga Kompozitorja edhe Pedagogia Erjona Rushiti, kjo baladë i këndon bukur dashurisë.

E fundit, por jo nga rëndësia, nuk harroj të përmend një tjetër këngë të re të këtij albumi. “ Nanë e dashtun” me muzikë të kompozitorit Ilir Zoga edhe tekst të Nesti Gjonit, kjo këngë i dedikohet qënies më të shtrenjtë në botë nënës. E dashtun nga fillimi në fund, kjo këngë mbështjelll si një aureole këngëtaren e cila me gjithë zemër i këndon të shtrenjtës nënës së saj…

Për të gjitha këto krijime të reja, por edhe këngët qytetare të risjella pas në vite kanë punuar mjeshtrat e muzikës Shpetim Saraçi, Ilir Zoga edhe Enis Mullaj, duke i dhënë albumit një tjetër vlerë.

Jam e lumtur që e kam marrë ndër të parët në duar këtë album, por më shumë më lumturon fakti se jam njohur shumë herët me këto këngë të bukura, të cilat kemi pasur fatin ti shoqërojmë edhe me klipe. Gentjana na ka besuar realizimin filmik të tyre, të cilin me shumë dëshirë e kemi realizuar. Maison Kavaja, Mjeshtri i kameras edhe fotografisë, ka realizuar deri tani 5 klipe te bukura të këngëve të Gentës… Nga ky album të shoqëruara me klipe janë këngët: “Shkodrës”, “Margjelo”, “Kam harru” dhe shumë shpejt bashkë me albumin publiku do të njihet edhe me klipin e këngës

“Liqeni andrrimtar”, e cila gjithashtu jam e bindur se do të pëlqehet shumë… Të tjera këngë po punojmë që ti sjellim me klipe të bukura, që publiku të ketë mundësi ti shijojë në çdo moment.

Sëfundmi dua të ju them me shumë sinqeritet se kjo buqetë e bukur këngësh, tingëllon e gjitha shqip. Bukur e pastër me gjuhën tonë të dlirë. E Genta ja ka shtuar vlerat vetes, duke e ruajtur këtë element të paprekur me shume kujdes… S’më mbetet gjë tjetër veçse ti uroj suksese në këtë realizim të bukur, i cili na gëzon pafund edhe na bën të gjithëve të ndihemi krenarë…

Faleminderit Genta!

Linda Kavaja

Korrik 2022

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 